Lajme
Zvicra renditet ‘vendi i tretë më i mirë në Evropë’ për fillimin e një biznesi
Në një studim të ri janë renditur vendet më të mira evropiane për fillimin e një biznesi në vitin 2020, ku Zvicra u rendit në vendin e tretë, pas Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Studimi i kryer nga një firmë e vlerësimit të konsumatorëve me qendër në Londër, NimbleFins, renditi 31 vende evropiane bazuar në kategori të tilla, si Shëndeti Ekonomik, Kostoja e Të Bërit Biznes, Klima e Biznesit dhe Cilësia e Fuqisë Punëtore.
Për të përcaktuar renditjen, NimbleFins analizoi të dhëna nga Banka Botërore, Forumi Ekonomik Botëror, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) dhe konsulta të ndryshme tatimore.
Sipas studimit, “Zvicra ka rezultatin më të lartë për shtrirjen e aftësimit të stafit dhe cilësinë e formimit profesional, për të mos përmendur përqindjen e dytë më të lartë të njerëzve që kanë arritur një arsim terciar”.
Sidoqoftë, Zvicra është “një nga vendet më të shtrenjta për të filluar një biznes për shkak të kostove të larta të jetesës dhe pritjeve për paga”, zbuloi studimi, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











