Lajme
Pse produktet bio kushtojnë shumë më shtrenjtë?
Produktet bio si frutat, perimet dhe mishi shiten dukshëm më shtrenjtë se ato konvencionale në supermarketet evropiane, sipas analizave të organizatës “Fair Markets Switzerland” (FMS). Në disa raste, si mollët bio, çmimi është më shumë se dyfish krahasuar me produktet e zakonshme.
Sipas të dhënave, diferenca nuk lidhet vetëm me çmimin e prodhimit, por edhe me marzhet më të larta të shitjes në dyqane. Mbikëqyrësi i çmimeve në Zvicër, Stefan Meierhans, thotë se ndonëse nuk ka shenja abuzimi të drejtpërdrejtë, diferenca mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes është më e lartë te produktet bio, duke ngritur pyetjen nëse konsumatorët po paguajnë më shumë për shkak të gatishmërisë së tyre për cilësi më të lartë.
Nga ana tjetër, zinxhirët e supermarketeve si Coop dhe Migros e justifikojnë çmimin më të lartë me kostot e prodhimit. Sipas tyre, bujqësia organike kërkon më shumë punë manuale, certifikime strikte, ndarje të procesit të prodhimit dhe kushte më të shtrenjta ruajtjeje e përpunimi.
Industria thekson gjithashtu se fermerët marrin pagesa më të larta për produktet bio, gjë që ndikon drejtpërdrejt në çmimin final për konsumatorin.
Pavarësisht këtyre shpjegimeve, autoritetet zvicerane për monitorimin e çmimeve paralajmërojnë se marzhet në produktet bio mbeten të larta dhe do të vazhdojnë t’i ndjekin zhvillimet në treg.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














