Lajme
Pse po zvarriten bisedimet mes vendeve të BE-së për ndalimin e gazit rus?
Bisedimet në Bruksel për sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë kanë ngecur për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi përjashtimet nga ndalimi i naftës për Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke.
Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke morën më shumë kohë për të ndaluar importet e naftës ruse në propozimet e rishikuara të Komisionit Evropian për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë.
Afatet e zgjatura për vendet e Evropës Qendrore u përfshinë në draftin e fundit të komisionit, të paraqitur për shqyrtim nga përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së.
Vështirësi u ngritën lidhur me përjashtimet e planifikuara nga ndalimi me Bullgarinë që vazhdon të kërkojë më shumë kohë dhe kërcënon me veton ndaj sanksioneve kundër Rusisë, sipas një raporti nga transmetuesi privat bullgar Nova.
Sofja nuk ka marrë ende mbështetje nga komisioni për përfshirjen në përjashtimet, pasi Bullgaria besohet se ka më shumë opsione për të siguruar furnizime alternative me naftë, thanë burime diplomatike.
Hungaria dhe Sllovakia do të kenë kohë deri në fund të vitit 2024 për të hequr gradualisht importin e naftës ruse përmes tubacioneve. Republika Çeke do të ketë kohë deri në fund të qershorit 2024 për të respektuar embargon, nëse më parë nuk vendosen kanale të reja furnizimi.
”Propozimet mund të ndryshojnë ende gjatë rrjedhës së negociatave. Hungaria vazhdon të kërkojë më shumë kohë dhe mbështetje financiare për të hequr gradualisht naftën ruse”, theksuan diplomatët e BE-së.
Sipas diplomatëve të BE-së, ndalimi i transportit të naftës ruse nga anijet e BE-së vazhdon të përballet me rezistencën e Greqisë, Maltës dhe Qipros, të cilët kanë frikë nga efektet në industrinë e tyre detare.
Sanksione të tjera të propozuara synojnë Sberbank, bankën më të madhe të Rusisë, dy banka të tjera, media shtetërore si RTR Planeta, Rusia 24 dhe TV Center, dhe një ndalim për ofrimin e shërbimeve profesionale për Kremlinin.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











