Lajme
Pse nuk pezullohen faljet e xhumasë në xhamitë shqiptare në Zvicër?
Unioni, duke e parë rrezikun nga përhapja e virusit Korona, nxjerr këto pika të reja si udhëzim për xhamitë shqiptare në Zvicër
Për shkak të ngritjes së nivelit të rrezikshmërisë nga virusi Covid-19 në Zvicër shumë aktivitete dhe tubime janë pezulluar për një datë të mëvonshme ndërsa kyresia e DAIGS nuk e ka marrë një vendim të këtillë, edhe pse këtyre ditëve kishte marrë kërkesa dhe sugjerime nga kryesi dhe imamllarë të xhamive të sjellë një vendim të përgjithshëm, unik për të gjitha xhamitë që janë nën ombrellën e tyre, vendim i cili do të pezullonte faljen e namazit të xhumasë nëpër xhamitë shqiptare. Në një njoftim thuhet se ata e kanë shumë të vështirë që ta marrin një vendim të këtillë për faktin se jo të gjitha vendimet, udhëzimet dhe rekomandimet e organeve kantonale dhe të organizatave islame kantonale janë të njëjta.
«Në disa kantone kushtet janë më të vështira, e në disa të tjera janë më të buta dhe të arritshme për t’u plotësuar.», thuhet në njoftim e DAIGS.
Por, Unioni, duke e parë rrezikun nga përhapja e virusit Korona, nxjerr këto pika të reja si udhëzim për xhamitë shqiptare në Zvicër:
- Secila xhami le të veprojnë në bazë të sqarimeve dhe vendimeve të atij kantoni që i përket, si dhe të ndjek informacionet që i japin Organizatat islame kantonale.
- Xhamitë që nuk kanë mundësi t’i zbatojnë dhe t’i aplikojnë udhëzimet e parapara, kryesia e DAIGS sugjeron që në ato xhami të anulohet falja e namazit të xhumasë dhe të aktiviteteve të cilat tërheqin një numër të madh frekuentuesish.
- Të zbatohen në përpikëri udhëzimet e organeve shtetërore dhe kantonale të shëndetësisë në lidhje me masat preventive për mbrojtjen nga virusi, etj.
- Ligjëratat e xhumasë të reduktohen në 10 min., ose të anulohen tërësisht, përpos hutbesë që duhet të jetë vetëm në gjuhën arabe, si dhe koha e faljes së namazeve të mos zgjas më shumë se 15 minuta.
- Unioni e ndjek situatën në vend dhe varësisht prej vendimeve të Konfederatës Zvicerane, ashtu edhe do të veprojmë në të ardhmen, inshallah! Për çdo eventualitet, na konsultoni ju lutemi, thuhet në njoftim të Unionit të Bashkësive Shqiptare në Zvicër.
Nga ana tjetër Bashkësia islame në Austri (IGGÖ), ka anuluar të gjitha lutjet e së premtes deri më 1 prill 2020. Kjo masë duhet të ndihmojë në kontrollin e epidemisë.
Derisa në Shqipëri janë anuluar të gjitha ritualet fetare, në Kosovë Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që vetëm t’i shkutoj ligjeratet në 10 minuta.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












