Lajme
Pse nuk duhet të bëni dush gjatë një stuhie

Stuhitë me bubullima dhe rrufe janë të frikshme, por mund të jenë edhe të rrezikshme, madje edhe kur jeni në shtëpi; duke bërë dush, jeni në vaskë apo edhe duke larë enët.
Meqenëse rrufeja mund të ‘udhëtojë’ përmes pajisjeve hidraulike, “është më mirë të shmangni çdo gjë që ka lidhje me ujin gjatë një stuhie.
Mos bëni dush, mos lani enët ose duart”, theksoi Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Rreziku i rrufesë që ‘udhëton’ nëpër pajisje hidraulike mund të jetë më i vogël me tuba plastikë sesa me tuba metalikë. Sidoqoftë, është më mirë të shmangni çdo kontakt me hidraulikun dhe ujin e rrjedhshëm gjatë një stuhie me rrufe për të zvogëluar rrezikun për t’u goditur”, shtoi CDC.
Ky nuk është i vetmi rrezik kur je brenda. Qëndroni larg verandave dhe ballkoneve, mos iu afroni dritareve dhe dyerve dhe “mos u shtrini në dysheme betoni ose mbështetuni pas mureve prej betoni”, tha agjencia./CNN
E-Diaspora
-
Ish-kampioni shqiptar i boksit në Zvicër tregon për ofertat që mori për ndërrim të mbiemrit Agim Mustafa i cili ishte kampion i Zvicrës në boks në vitin 1994 tregon për eksperiencën...
-
Arrestohet kosovari: Kishte organizuar “turne” ilegal të pokerit
-
Herolinda Januzi kandidate për këshilltare në Kuvendin e Austrisë së Ulët
-
Presidentja Osmani priti në takim grupin e Miqësisë Austri-Kosovë
-
A po kthehet Zvicra në qendër të intelektualëve shqiptarë të diasporës?
Jeta në Austri
-
Herolinda Januzi kandidate për këshilltare në Kuvendin e Austrisë së Ulët Të dielën me 29 janar do të mbahen zgjedhjet për këshilltarë në Kuvendin e Austrisë së...
-
Presidentja Osmani priti në takim grupin e Miqësisë Austri-Kosovë
-
Ordinanca e Dr.Korab Krasniqit në Vjenë, shërbime edhe në gjuhën shqipe
-
Shumë zona të Austrisë, të mbushura me borë
-
Inflacioni në Austri: Vjena rrit çmimet e pishinave publike