Lajme
Pse fluturoi helikopteri i policisë serbe në Thurgau?
Një helikopter Super Puma me flamurin e policisë serbe u vu re mbi rajonin e Thurgaut të premten, duke ngjallur kureshtje dhe pyetje mes banorëve lokalë. Një qytetare i shkroi 20minuten se vuri re helikopterin dhe u habit nga prania e tij mbi Liqenin e Konstancës. “A është pjesë e një stërvitjeje ushtarake, apo është një personazh i famshëm që po kthehet nga Eurovisioni në Bazel?” pyeti ajo, transmeton albinfo.ch.
Zhurma e helikopterit dhe pamja e tij ushtarake ngritën dyshime, por siç konfirmoi për 20 Minuten kompania RUAG, arsyeja ishte krejtësisht rutinore. Helikopteri ndodhej në Zvicër për mirëmbajtje dyvjeçare në qendrën e RUAG në Emmen, Kantonin e Lucernës. “Ne kemi disa klientë ndërkombëtarë, kështu që kjo është një procedurë krejtësisht normale,” tha Silvan Gruber, Drejtor i Komunikimit në RUAG.
Pas përfundimit të inspektimeve, helikopteri serb kreu disa fluturime prove në hapësirën ajrore zvicerane dhe më pas u nis drejt Linzit në Austri, për të vazhduar më tej në Serbi. Kjo nuk është hera e parë që helikopterë të huaj shkaktojnë interes në qiellin zviceran. Dy vjet më parë, një helikopter i Policisë Federale Gjermane u bë subjekt diskutimesh të ngjashme edhe në atë rast, arsyeja ishte mirëmbajtja në RUAG.
RUAG, një kompani e lidhur me Konfederatën Zvicerane dhe partnere teknologjike e ushtrisë, ofron shërbime për klientë ndërkombëtarë, përfshirë mirëmbajtjen e pajisjeve ajrore, një praktikë që, ndonëse nganjëherë ngjall dyshime, është pjesë e operacioneve të rregullta, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













