Shqipëria
Pse duhet vizituar Shqipëria gjatë vjeshtës
Tetori është gjithashtu i këndshëm, dhe mund të notosh ende në ujërat e kristalta të Rivierës Shqiptare
Për shumicën prej nesh, vjeshta është koha e përsosur e vitit. Vapa e verës ka filluar të zhduket, ditët e ngrohta dhe me diell ofrojnë një shans të shkëlqyer për të kaluar kohë jashtë dhe gjethet kanë filluar të shfaqen në stinën e tyre vjetore, shkruan “Travel of Path”.
Për udhëtarët, vjeshta është një kohë e shkëlqyer për të bërë një udhëtim, ku turmat e verës janë pakësuar dhe ofrohen oferta me çmime më të përballueshme.
Për t’i shtuar listës suaj gjithnjë në rritje, disa vende ideale për t’u vizituar në vjeshtë, le të shohim rajonin e pazbuluar të Evropës që quhet Ballkani.
Nëse e konsideroni veten një udhëtar të zjarrtë, por nuk e njihni Ballkanin, ky është një vend fantastik për t’u vizituar, plot me njerëz të ngrohtë dhe miqësorë, peizazhe mahnitëse dhe ushqim fantastik.
Zakonisht nën përkufizimin ballkanik, përfshihen Shqipëria, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Rumania, Serbia dhe Sllovenia, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria
1-Moti perfekt
Në shtator, temperaturat bien deri në 21 gradë celsius, dhe megjithëse ditët fillojnë të shkurtohen, mundësia për të kaluar pushime është shumë e mirë.
Tetori është gjithashtu i këndshëm, dhe mund të notosh ende në ujërat e kristalta të Rivierës Shqiptare.
2-Pamje mahnitëse
Ballkani është plot me pyje dhe parqe kombëtare, dhe vjeshta është koha e vitit për të përjetuar shpërthimin e ngjyrave në të gjithë rajonin.
Mjegulla dhe ajri i freskët në këtë kohë, krijon një mot të përsosur për të eksploruar rrënojat e lashta dhe rajonet mitike në Gjirokastër të Shqipërisë.
3-Më pak turma
Ndërsa po bëhet gjithnjë e më e njohur, Shqiperia po përjeton turma masive vizitorësh, shumica e të cilëve vijnë në verë.
Shqipëria krenohet me destinacione mahnitëse bregdetare, dhe po regjistron një numër në rritje të turistëve gjatë verës.
4-Çmime më të ulëta
Një nga rregullat e arta të udhëtimit është se sa më i ngarkuar sezoni, aq më të larta janë çmimet dhe Ballkani nuk bën përjashtim.
Ndërsa vendet e rajonit mbeten një destinacion buxhetor edhe në kulmin e verës, vjeshta sjell një rënie të çmimeve.
5-Destinacion në trend
Ballkani është pak a shumë një destinacion trend në vetvete, dhe vende si Shqipëria kanë përjetuar një rritje të popullaritetit të tyre vitet e fundit.
Me rritjen e vëmendjes nga turistët nga e gjithë bota, koha për të vizituar këtë rajon është më shpejt se sa vonë, ndërkohë që është ende autentik dhe jo shumë turistik.
6-Festivalet
Shtatori është një muaj i rëndësishëm për aktivitetet kulturore në vend, me festivale tradicionale që festojnë kulturën shqiptare.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











