Lajme
Pse duhet të konsumojmë arra?
Arra është një frut i pasur me vitamina B1 dhe B2, që i japin energji trupit dhe elemente vitale që janë të domosdoshme për zhvillimin e gjëndrave seksuale. Gjithashtu ato janë të pasura me zink, i cili është i rëndësishëm për aktivitetin normal seksual dhe funksionimin e prostatës. Ka aktivitet të zgjeruar në kombinim me mjaltë, e cila është gjithashtu e pasur në vlera ushqyesve të rëndësishme për shëndetin riprodhues mashkullor.
Është dëshmuar se nuk ka përgatitje farmaceutike që mund të matet me efikasitetin e këtij kombinimi. Gjithashtu, mjalti dhe
arrat janë të mira për uljen e presionit të lartë të gjakut dhe trajtimin e dhimbjeve të kokës.
Kombinimi kundër anemisë
Nëse jeni anemik ose ndiheni të lodhur, kjo përzierje mund t’ ju ndihmojë. Përzieni një gjysmë kile mjaltë nga livadhi, një gjysmë kile arra të bluara dhe një limon. Të gjitha këto vendosni në një enë dhe i përzieni mirë. Konsumoni një lugë çaji nga kjo përzierje çdo 3-4 orë.
Arrat jeshile për gjëndra tiroide
Arrat e porsaformuara jeshile janë të pasura me komponentët kryesorë për ndërtimin e hormoneve tiroide, me jod dhe tiroksinë. Në studimet klinike është konfirmuar se vaji i arrës së gjelbër në mënyrë të konsiderueshme rrit nivelin e tiroksinës. Arrat jeshile janë gjithashtu të përshtatshme për trajtimin e hipotiroidizmit (një gjendje në të cilën gjëndrat tiroide nuk prodhojnë hormone të mjaftueshme) në mënyrë natyrale. Përzieni arrat jeshile të bluara me mjaltë dhe lëreni të qëndrojnë për 30 ditë në një vend ku nuk ka shumë ndriçim. Merrni një lugë çaji të kësaj përzierje për çdo ditë.
Qumështi i arrës kundër ulcerës
Qumështi i arrës përshpejton shërimin e ulcerës gastrike. Për të përgatitur përbërjen, përzieni 20 gramë arra të bluara me dy decilitra ujë të valë, shkruan albeu. Tundeni masën mirë dhe i shtoni një lugë gjelle mjaltë. Para çdo racioni, merrni 5-6 lugë çaji nga kjo përbërje.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











