Lajme
Pse BE-ja po përgatitet për një euro dixhitale?
Edhe pse paratë e gatshme nuk janë zhdukur, përdorimi i tyre po bie me shpejtësi. Qytetarët e eurozonës gjithnjë e më shumë paguajnë me karta, telefona dhe aplikacione, ndërsa kartëmonedhat po humbasin rëndësinë.
Banka Qendrore Evropiane (BQE) synon të sigurojë që paratë publike të mbeten pjesë e përditshme e jetës sonë, edhe në një botë dixhitale. Për këtë arsye, ajo po zhvillon euron dixhitale një monedhë elektronike që do të ketë të njëjtën vlerë si paraja në dorë, por me lehtësitë e teknologjisë moderne.
Përfitimet kryesore:
Do të funksionojë si portofol elektronik, i aksesueshëm përmes bankave ose institucioneve publike.
Pagesat do të jenë të menjëhershme, falas dhe të mundshme edhe pa internet.
Privatësia e qytetarëve do të mbrohet, pasi BQE-ja nuk do të gjurmojë transaksionet individuale.
Pa këtë monedhë dixhitale, BE-ja do të varej më shumë nga sistemet private dhe shpesh jo-evropiane të pagesave, duke rrezikuar sovranitetin financiar.
Kur pritet të vijë?
Faza përgatitore zgjat deri në tetor 2025. Pas miratimit ligjor, euroja dixhitale mund të hyjë në përdorim midis viteve 2027 dhe 2029.
Qëllimi i saj nuk është të sfidojë dollarin amerikan, por të garantojë një mjet pagese të sigurt, të besueshëm dhe të përshtatur për kohën dixhitale.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













