Lajme
Pse avokado cilësohet si fruta e mrekullisë?
Avokadot renditen ndër frutat më të preferuara për shumë njerëz, por të paktë janë ata që e dinë se pjesa më e shëndetshme e tyre është pikërisht bërthama. Vlerat e saj kur kombinohen me ushqyes të tjerë mund të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të parandalojnë një sërë problemesh shëndetësore.
Është e vërtetë. Të paktë janë ata që janë në dijeni për sasinë e lartë të fibrës dhe aminoacideve që gjenden tek bërthama, të cilat janë thelbësore në parandalimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjeve.
Të dhënat shkencore tregojnë se këto bërthama kanë sasinë më të lartë të antioksidantëve në krahasim me çdo frutë apo perime tjetër. 70% e të gjithë antioksidantëve tek avokado janë të përqendruara te bërthama.
Avokado përmban sasi të bollshme të yndyrnave të shëndetshme mono-të-ngopua që ofrojnë mbështetje për shëndetin e zemrës. Bërthamat janë të pasura edhe me aminoacide që ndihmojnë në parandalimin e atakut në zemër dhe goditjeve në tru.
Bërthama e avokados mund të ulë nivelet e kolesterolit, të zbusë inflamacionin dhe ënjtjet në sistemin tretës.
Konsumi i bërthamës së avokados forcon sistemin imunitar. Avokadot janë të pasura me flavonol që parandalon të ftohtin dhe gripin. Niveli i lartë i katekinës dhe procianidinës dy substanca të fuqishme kundër inflamacionit ndihmon kundër dhimbjes së kyçeve, ënjtjeve dhe kontraktimeve.
Bërthama e avokados ofron një sërë përfitimesh mjekësore:
Trajton problemet në stomak
Bërthama e avokados është efikase në zbutjen e inflamacionit në sistemin gastrointestinal dhe kundër diaresë. Kur keni probleme të tilla, merrni bërthamën e një avokadoje mesatare, ziejeni në një gotë ujë dhe lëreni të zbutet për 15 minuta.
Konsumojeni sa është e ngrohtë. Bërthama e avokados vjen në ndihmë edhe kundër infeksioneve dhe çrregullimeve të ndryshme në stomak.
Avokadot renditen ndër frutat më të preferuara për shumë njerëz, por të paktë janë ata që e dinë se pjesa më e shëndetshme e tyre është pikërisht bërthama. Vlerat e saj kur kombinohen me ushqyes të tjerë mund të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të parandalojnë një sërë problemesh shëndetësore.
Është e vërtetë. Të paktë janë ata që janë në dijeni për sasinë e lartë të fibrës dhe aminoacideve që gjenden tek bërthama, të cilat janë thelbësore në parandalimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjeve.
Të dhënat shkencore tregojnë se këto bërthama kanë sasinë më të lartë të antioksidantëve në krahasim me çdo frut apo perime tjetër. 70% e të gjithë antioksidantëve tek avokado është e përqendruar tek bërthama.
Avokado përmban sasi të bollshme të yndyrnave të shëndetshme mono-të-ngopua që ofrojnë mbështetje për shëndetin e zemrës. Bërthamat janë të pasura edhe me aminoacide që ndihmojnë në parandalimin e atakut në zemër dhe goditjeve në tru.
Bërthama e avokados mundet të ulë nivelet e kolesterolit, zbusë inflamacionin dhe ënjtjet në sistemin tretës.
Për rënien në peshë
Bërthama e avokados ka një ndikim termogjenik që do të thotë se ndihmon në djegien e përshpejtuar të yndyrnave, nëse kombinohet me një ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik.
Nëse dëshironi të përfitoni nga kjo vlerë e bërthamës, atëherë thyejeni dhe shtypeni bërthamën dhe më pas ziejeni në dy gota ujë. Lëngun pijeni tre herë në ditë.
Sistem i fortë imunitar
Bërthama e avokados i jep më shumë forcë sistemit imunitar. Ajo e mban atë të fortë dhe të zotë për të luftuar infeksionet dhe çrregullimet në rrugët e frymëmarrjes.
Kundër plakjes së parakohshme
Bërthama e avokados përmban shumë antioksidantë, që parandalojnë plakjen e parakohshme. Ato kontribuojnë në prodhimin e kolagjenit, parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës.
Flokë plot shkëlqim
Bërthama përmban vajra natyralë të ngjashme me ekstraktin e vajit të ullirit. Këto vajra kanë përdorim kozmetik dhe janë të famshëm për shkëlqimin e flokëve por edhe për parandalimin e zbokthit.
Kundër çrregullimeve të tiroides
Të dhënat e studimeve mjekësore tregojnë se bërthama e avokados ka ushqyes dhe vlera të veçanta që ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të problemeve të tiroides dhe obezitetit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Austri
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare Kancelari austriak, Karl Nehammer i Partisë Popullore Austriake (ÖVP) po lobon për kontroll më të rreptë...
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri