Lajme
Protestuesi i vë flakën vetes pranë selisë së OKB-së në Nju Jork
Një burrë i vuri flakën vetes mbrëmjen e së enjtes pranë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, në një akt proteste që dyshohet se lidhet me çështjen e Tibetit, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 sipas kohës lokale, pranë kryqëzimit të East 43rd Street me First Avenue. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale dhe mediave lokale, protestuesi vendosi fillimisht në trotuar një flamur që lidhet me qeverinë tibetiane në mërgim, e më pas i vuri flakën vetes.
Pamjet nga kamerat e sigurisë së OKB-së tregojnë momentin kur ai vendos flamurin përpara se të kryejë aktin. Menjëherë pas ngjarjes, ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Bellevue, ku ndodhet në gjendje kritike.
Autoritetet thanë se në vendin e ngjarjes u gjetën dokumente me mbishkrimin “Kina jashtë Tibetit”. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit, ndërsa flamuri i vendosur nga protestuesi mbeti në trotuar për rreth një orë pas ngjarjes.
Tibeti u vu nën kontrollin e Kinës në vitin 1951, një veprim që Pekini e cilëson si “çlirim paqësor”. Flamuri i përdorur në protestë lidhet me kryengritjen e dështuar tibetiane të vitit 1959, pas së cilës u krijuan parlamenti tibetian dhe qeveria në mërgim në Indinë veriore.
Kina nuk e njeh këtë administratë dhe këmbëngul se Tibeti ka qenë pjesë e territorit të saj që nga shekulli i 13-të. Nga ana tjetër, Dalai Lama ka deklaruar se Tibeti ishte një shtet i pavarur në kohën kur Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze hyri në rajon. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











