Lajme

Protestë në lozanë më 3 tetor: diaspora shqiptare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Më 3 tetor 2026, në Lozanë të Zvicrës, do të organizohet një protestë paqësore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Nën moton «Jo në emrin tim», shoqata «Shoqëria e Re» organizon protestën për të kundërshtuar vendimin gjyqësor

Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve, familjeve, të rinjve dhe përfaqësuesve të shoqatave shqiptare që t’i bashkohen protestës dhe të shprehin qëndrimin e tyre.

Protesta do të mbahet të shtunën, më 3 tetor 2026, në orën 15:00, në Place de la Riponne, në Lozanë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, pjesëmarrësit ftohen të marrin me vete flamuj kombëtarë dhe emblema të UÇK-së

Përmes këtij organizimi, shoqata synon të bashkojë shqiptarët e diasporës në një protestë paqësore dhe të përcjellë mesazhin e saj kundër vendimit të Gjykatës Speciale.