Lajme
Protestë me moton «DU ME VOTU», më 7 shkurt, në Gjenevë
Shoqata e studentëve shqiptarë në Gjenevë (Association des Étudiant·e·s Albanais·es de Genève), në bashkëpunim me dy shoqatat e tjera: “Du me Votu” dhe “Creation Geneve” kanë paralajmëruar një protestë për të dielën, më 7 shkurt, kundër mohimit, siç thuhet të drejtës së mërgimtarëve për të votuar në Kosovë.
«Të dashur bashkatdhetarë, Manifestojmë të dielën, më 7 shkurt, në ora 15:00, në Gjenevë, Place des Nations, për ta kundërshtuar fuqishëm shkeljen e të drejtës sonë themelore, atë të votës. Rrjedhoja e deri tanishme e procesit zgjedhor, të organizuar nga KQZ-ja në krye me Valdete Daken, tregon që interesi i këtyre të fundit nuk është mundësimi i pjesëmarrjes demokratike për mërgatën tonë, por pamundësimi i tij përmes pengesave antidemokratike», thuhet në njoftimin e shoqatave për protestë, shkruan albinfo.ch.
Studentët do të kërkojnë në këtë protestë që të tërhiqen të gjitha pengesat antidemokratike nga Komsioni Qednror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), të cilat e përjashtojnë de facto shumicën e mërgatës nga pjesëmarrja në zgjedhje.
«Të pranohen të gjitha fletëvotimet e dërguara me postë, të cilat dërgohen para 14 shkurtit. Pra, të merret data e dërgesës parasysh dhe jo data e arritjes. – Të pranohen ankesat e dërguara me e-mail në KQZ dhe PZAP dhe të zgjatet afati i pranimit të ankesave për personat që nuk janë aprovuar në listën e votuesve jashtë vendit.», janë këto kërkesat e studentëve shqiptarë në Gjenevë, të cilët kanë kërkuar nga pjesëmarrësit më protestë të mbajnë maska mbrojtëse kundër COVID-19 dhe të mbajnë distancën.
«Së bashku në mbrojtje të demokracisë! Sinqerisht, DU ME VOTU! AEAG CréAction Genève», thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/events/237533334649913
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











