E-Diaspora
Protestë e francezëve në ndihmë të Altinit me nevoja të veçanta
Në Francë është krijuar një komitet në përkrahje të Altinit nëntëvjeçar dhe me nevoja të veçanta, i kërcënuar për t’u dëbuar
Në një shkresë të disa ditëve më parë, Komiteti për përkrahje “Pour que vive Altin (Që Altini të mund të jetojë)” i bën thirrje kryebashkiakut të Doubs, për të shqyrtuar situatën e fëmijës nëntëvjeçar shqiptar me nevoja të veçanta patologjike, që ka nevojë për shoqërues. Me prejardhje nga Kosova, familja e tij është nën kërcënim për t’u dëbuar, shpjegon komiteti për përkrahje.
I lindur në Kosovë, me çrregullime dhe deformim trupor, Altini në Francë ka ardhur me familjen e tij në vitin 2013 dhe aktualisht banon në Besançon. Që nga ardhja e tij, ai i është nënshtruar kujdesit përkatës shëndetësor, ndërsa shëndeti i tij është përkeqësuar gjatë vitit të kaluar, shpjegojnë nga komiteti për përkrahje, përcjell Albinfo.ch.
Ai është dashur t’i nënshtrohet një operacioni neurokirurgjikal në Paris. Për momentin, Altini duhet të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme për të verifikuar efikasitetin e intervenimit kirurgjikal. Përndryshe, Altini do të jetë i detyruar t’i nënshtrohet një operacioni të dytë.
Që nga shkurti i këtij viti, në kërkesën e tyre për t’u pajisur me leje-qëndrim të përkohshëm në cilësi të shoqëruesit të një fëmije të sëmurë, familja shqiptare ka pranuar “përgjigje negative nga Komuna Doubs, të shoqëruar me urdhër për t’u larguar nga territori francez me fëmijët e tyre”, ka pohuar Amélie Laguzet, zëdhënëse e komitetit për përkrahje dhe njëkohësisht, përfaqësuese e APF-së në Doubs.
Komiteti për përkrahje është mobilizuar duke kërkuar rishqyrtim të kërkesës së familjes shqiptare nga ana e autoriteteve përkatëse komunale.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”












