Lajme
Protestat kundër reformës në Francë, 111 të arrestuar
Raportohet se policia ka arrestuar 111 persona në protestën kundër reformës së pensioneve në Francë. Punonjësit e sektorëve të arsimit, energjisë dhe transportit dolën në grevë kundër reformës së pensioneve të qeverisë në gjithë vendin, duke shënuar ditën e 11-të të protestave në vend, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se kishte momente të tensionuara mes policisë dhe protestuesve në demonstratën e Parisit. Jean-Luc Melenchon, ish-kandidat presidencial nga partia Franca e Papërkulur (LFI), gjithashtu mori pjesë në demonstratë.
Po ashtu, disa demonstrues në kryeqytet hodhën gurë në drejtim të policisë, thyen xhamat e një banke dhe një dyqani dhe u vunë flakën disa pronave publike. Policia iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, tha në Twitter se 154 pjesëtarë të forcës së sigurisë janë plagosur dhe 111 persona janë arrestuar në demonstratat në gjithë vendin deri më tani.
Gjersa sindikatat njoftuan se rreth 2 milionë njerëz morën pjesë në protestat në gjithë vendin, ata u bënë thirrje francezëve të dalin në rrugë dhe të mbajnë grevë përsëri më 13 prill.
Sipas të dhënave të Ministrinë e Brendshme, cituar nga mediat franceze, në demonstratat në gjithë Francën kanë marrë pjesë 570 mijë persona.
Tensionet politike dhe sociale u rritën kur presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministrja Elisabeth Borne vendosën të përdorin kompetenca të veçanta kushtetuese, përkatësisht nenin 49.3 më 16 mars, për t’ia hapur rrugën planit pa miratimin e Parlamentit.
Vendimi u nxit nga frika se ligjvënësit do të mund të bllokonin reformat pasi qeveria nuk ka shumicë absolute në legjislaturë.
Protestat më pas u shndërruan në dhunë kur grupet mbushën të gjitha rrugët e vendit dhe policia u kritikua për arrestime arbitrare dhe përdorim joproporconal të forcës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4













