Shqipëria përtej bregdetit

Sylvain: «Më propozoni sfida për Shqipëri!»

Tani bëhen dy vjet që Sylvain Nicolier, një djalosh zviceran që udhëton me konceptin e tij të pazakonshëm "Suisse moi (Unë Zvicëra)". Qëllimi: T’i propozoni atij sfida për destinacionet, të cilat i ka planifikuar për udhëtim. Ai tashmë ka shkuar në Marok, Togo, Quebec, Meksikë, ndër të tjera, dhe së shpejti do të shkojë në Shqipëri.

 

Pas rrugëtimeve të tij vite me radhë nëpër botë, Sylvain ka filluar një mënyrë të re të udhëtimit. Për të s’ka më agjenci apo guida turistike, ai përcakton hapat e udhëtimeve të tij, përmes sfidave që të tjerët ia  propozojnë. Kështu që  Sylvain ka për qëllim të zbulojë pjesë të botës në mënyra të ndryshme, të nxjerrë në pah specifikat e kulturave të ndryshme me anë të sfidave që kanë të bëjnë me ushqimin, zakonet dhe sportet…Më pas, ai ndan peripecitë e tij me përdoruesit  përmes videove të realizuara.

Në veçanti ju mund të shihni në faqen e internetit e tij aventurat e mëparshme, si lufta tradicionale zogoleze, takimi me arinj në Quebec apo ngrënia e peshkut të kalbur në Tahiti. Sa për emrin, “Suisse moi, Zvicra unë”, ai tregon se ka dashur të luajë pakëz me tingëllimin e fjalëve për të krijuar tema sikur “Unë Zvicra në Meksikë” dhe “Unë Zvicra në Korsikë”, si dhe shumë udhëtime të tjera që mund t’i shikoni në faqen e tijsuissemoi.com.

Shqipëria është destinacioni i ardhshëm, Sylvain do të niset më 6 maj. Vendin e ka përzgjedhur sponsori i tij, një agjenci udhëtimi e Lozanës që dëshiron të vërë në pah këtë  rajon së shpejti. Sylvain është shumë entuziast dhe mezi pret të niset, “Atje ka male, det, qytete dhe shumë gjurmë të lashtësisë. Kur ai ka lansuar thirrjen e tij në video (https://www.youtube.com/watch? v = qJDCeaVFvtM) në rrjetet sociale, suksesi i tij ishte i menjëhershëm. Janë 250 mesazhe që i kanë mbërritur atij kutinë postare për disa ditë. Shumica e kanë ftuar për të vizituar rajone të ndryshme të Shqipërisë, por megjithatë disa sfida kanë dalë për të cilat Sylvain ende është duke kërkuar dikë që do të kishte mundësi ta ftojë në një dasmë tradicionale shqiptare ose një fermer, të cilin do ta ndihmonte gjatë një dite të tërë.

E vetmja gjë për të cilën Sylvain ka frikë në këtë udhëtim është gjuha. Shqipëria është një vend ku turizmi është i pazhvilluar. Ai dyshon se do të takojë në çdo cep të rrugës një anglofon apo frankofon. Tani për tani, vetëm një gjë e ka të qartë. Kur ai të arrijë në Tiranë, një makinë , kameramani/regjisori Geoffroy Dubrueil, bashkë me motrën e tij,  Anouk, do ta presin.

Sfidat janë ende të hapura dhe Sylvain mirëpret propozimet tuaja, përmes të cilave ai do të zbulojë Shqipërinë sikur askush nuk e ka zbuluar më herët.