Uncategorized
Promovohen në Bernë dy librat e Gani Bytyçit
Në Qendrën Kulturore Zentrum 5 gannë Bernë, këtë të premtë, u bë përurimi i librave “Makth” dhe “Fletëza dhembjeje” të autorit Gani Bytyçi, gazetar, piktor, organizator dhe pjesëmarrës i ngjarjeve të shumta artistike në Zvicër, Francë, Kosovë e Shqipëri.
Në po të njëjtën qendër, u prezantua edhe ekspozita e pikturës së tij.
Ky aktivitet kulturor ishte organizuar dhe u mbajt nën drejtimin e Brikela Andrea-Nune, drejtuese në këtë institucion kulturor zviceran.
Brikela Andrea-Nune, pasi i dha disa informacione bazë për punën e Qendrës ZENTRUM 5, dhe prezantoi programin kulturor: “Është fat që në hapësirën e kulturës gjermanishtfolëse, në të cilën jetojmë, ne mund të gjejmë vend dhe të fusim e të prezantojmë edhe vlera të kulturës shqiptare. Dhe kjo gjithmonë ndodh nëpërmjet artit. Për juve që po e ndiqni këtë ngjarje, dua t’ju falënderoj për praninë tuaj këtu. Sonte do të kemi mundësinë që të flasim dhe diskutojmë shqip, të dëgjojmë letërsi shqiptare, muzikë shqiptare, frymëzime shqiptare. Dhe për gjithë këtë dua të falënderoj atë, që na dha arsyen për të qenë bashkë, zotin Gani Bytyçi, i cili është kryetar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, gazetar, shkrimtar dhe veprimtar i mirënjohur në Zvicër, Francë, Kosovë dhe Shqipëri”.
Ajo shtoi se:“Gani Bytyçi është një artist i kompletuar. Ai, artin e tij e krijon nëpërmjet letërsisë dhe penelit. I vlerësuar mjaft lart për krijimtarinë letrare dhe atë në pikturë.
Në hapësirat e Qendrës Kulturore “ZENTRUM5”, ishte hapur edhe ekspozitë personale e Gani Bytyçit, piktura këto, me motive të dhembjes e që e kompletonin edhe ma mirë pjesën letrare e muzikore të kësaj mbrëmjeje dhe gjithë mozaikun artistik të autorit.
Libri i parë i autorit Bytyçit i ishte kushtuar prindërve të tij kurse tjetri në kujtim të doajenit të gazetarisë kosovare Ali Sutaj.
Lidhur me këto dy dedikime të autorit, redaktori i librit Emin Azemi u shpreh:“Si në dedikim për prindërit, po ashtu dhe në kujtim të publicistit dhe eseistit të veçantë të letrave shqipe, Ali Sutaj, ky libër vjen dhe bëhet kurorë mbi një pllakë të madhe, në të cilën autori ka gdhendur memorien kolektive të brezit, që po ballafaqohej me mungesën e lirisë së atdheut. Duke qenë se edhe vetë autori i takonte atij brezi, ai edhe do të bëhet zë i atyre që nuk mund të flisnin e të shkruanin lirshëm në atdhe”.
Në librin “FLETËZA DHEMBJEJE”, mund të lexoni rrëfime artistike për njerëz e ngjarje tronditëse, që nga ato emocionale e deri tek ato, që e bëjnë autorin të meditojë gjatë e të nxjerrë edhe premisa të mendimit ekzistencial e filozofik, si robëria e liria, lufta e paqja e të tjera.
Për librin dhe krijimtarinë letrare e artistike të Gani Bytyçit foli edhe Fatmir Brajshori i cili vlerësoi se “Te fletëzat e Ganiut gjithçka është funksionale dhe në shërbim të krijimit. Ai nuk e krijon as e nuk e koncepton librin në formë ditari dhe si ndërtim kronologjik. Atë, ai e freskon dhe rikujton, herë fëmijërinë, herë ikjen, errësirën, ngjyrat që e përcjellin edhe sot, gjembat, fotografinë e prindërve, jehonën, qëndresën, rënien, ngritjen, lirinë. Të gjitha këto autori i përdor sipas nevojës dhe narracionit, pa kronologji radhore dhe rëndësie”.
Pastaj ai shtoi se “ankthi ekzistencial për të mbijetuar është gjithëçka, ndërsa në librin, që sapo ka dal nga shtypi, është aq epike shprehja, këtë tokë pëllëmbë për pëllëmbë ne e kemi mbjellë me eshtrat tanë. Ndërkaq, kur flet për artin dhe kodin e artistit, Ganiu shprehet se gjithsecili artist e ka kodin e tij, enigmën e tij. E, unë them se pikërisht për shkak të kësaj enigme, ne nuk mund të gjejmë kodin e zbërthimit të mendjes së autorëve por me që nuk është autori i rëndësishëm por teksti i tij, atëherë ne jemi interpretuesit e atyre teksteve”, tha pos të tjerash zoti Brajshori në vështrimin e tij.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta


















