Lajme
Cyrih: Promovohen librat e Dr. Salih Krasniqit
Prezantohen disa botime që trajtojnë periudhën e luftës në Kosovë, me fokus në dokumentimin e krimeve ndaj pacientëve dhe personelit mjekësor
Në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih do të mbahet promovimi i librave të autorit Dr. Salih Krasniqi, një aktivitet me rëndësi të veçantë kulturore dhe dokumentare për komunitetin shqiptar në Zvicër.
Ngjarja zhvillohet më 27 prill 2026, ora 19:00, në adresën: Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich.
Gjatë promovimit do të prezantohen disa botime që trajtojnë periudhën e luftës në Kosovë (1998–1999), me fokus në dokumentimin e krimeve ndaj pacientëve dhe personelit mjekësor, si dhe vepra “Kirurgët abdominalë në QKUK (1969–2022)”, që pasqyron zhvillimin e mjekësisë ndër dekada.
Aktiviteti pritet të mbledhë përfaqësues të komunitetit, profesionistë të shëndetësisë dhe studiues, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e kujtesës historike dhe dokumentimit shkencor.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit27 Prill 2026
- Ora19:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit27 Prill 2026 - 21:00
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë Shoferi me targa gjermane u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa zgjodhi... -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta -
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave











