Kosova
Prokuroria e Specializuar: Thaçi do të mbahet në paraburgimi, kaq vjet mund të dënohet
Prokuroria e Specializuar ka kërkuar sërish që ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, t’i vazhdohet paraburgimi, përcjell albinfo.ch.
Arsyet janë pak a shumë të ngjashme si rreziku i ikjes e ndikimit në dëshmitarë. Por, në parashtresë, këtë herë është përmendur edhe lartësia e dënimit.
“Në prag të gjykimit, më shumë tani se kurrë, Thaҫi ka një ndërgjegjësim më të menjëhershëm për akuzat serioze të konfirmuara kundër tij, që përfshijnë 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe dënimin e mundshëm të gjatë me burgim që mund të rezultojë prej tyre. Në të njëjtën kohë, përmes procesit të vazhdueshëm të zbulimit, ai vazhdimisht po fiton më shumë njohuri për provat që duhen paraqitur në lidhje me krimet e dyshuara të kryera prej tij. Këta faktorë marrin një rëndësi të shtuar në kontekst të fillimit të gjykimit, duke përshpejtuar më tej zbulimin e informacionit gjithnjë e më të ndjeshëm. Sa i përket dënimit, dënimi i të akuzuarit në rastin Mustafa me 26 vjet burgim për krimet e akuzuara edhe në këtë rast nuk mund të mos rrisë, në sytë e Thaçit, mundësinë e një dënimi më të gjatë për veten e tij. Kjo, e kombinuar me faktin se Thaҫi kishte njohuri të plotë për objektin e çështjes dhe provat kundër tij për në prag të gjykimit, rrit largimin e rrezikut të tij në mënyrë që të jetë një “mundësi mjaftueshëm reale”, thotë prokuroria.
“Në këtë drejtim, Paneli rikujton se arsyetueshmëria e vazhdimit të paraburgimit të një të akuzuari duhet të vlerësohet në faktet e secilit rast dhe sipas veçorive të tij, të cilat në këtë rast, përfshijnë: (i) ndikimin dhe autoritetin e z. Thaçi; (ii) njohuritë e tij për akuzat dhe provat kundër tij, dhe mundësia e një dënimi më burgim të gjatë; (iii) rreziku që z. Thaçi do të pengonte procedurat e KS; (iv) rrezikun e kryerjes, nxitjes ose ndihmës për krime të mëtejshme; (v) faktin që masat kufizuese për lirimi nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet; (vi) peshën dhe kompleksitetin e akuzave kundër z. Thaçi; dhe (vii) fakti që vazhdon të bëhet progres drejt fillimit të gjykimit”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz













