Kosova
Projektligji për paga do të zbatohet në vitin 2023
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike kanë pranuar rreth 130 komente për Projektligjin për paga dhe atë për zyrtarët publikë dhe pas shqyrtimit do ta procedojnë në Qeveri dhe Kuvend, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Brendshme e ka proceduar projektligjin për paga në konsultime paraprake në muajin gusht, qëllimi i të cilit është përcaktimi dhe rregullimi i sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, në një konferencë për media njoftoi se po punojnë që Projektligji për paga dhe atë për zyrtarët publikë të fillojë implementimin në vitin 2023.
“Për shkak të rëndësisë së tyre dhe siç e dini, kur herën e kaluar ligji kishte kaluar, ne kishim mbi 30 për qind të zyrtarëve që nuk e gjenin vetën në ato lista që nuk e dinin ku ishin të pozicionuar. Andaj për ne është me rëndësi që në këtë fazë t’i shqyrtojmë sa mirë komentet në mënyrë që projektligji të jetë i pakthyeshëm, të vazhdojë tutje dhe fillojë implementimi në vitin 2023”, tha Dobra.
Megjithatë, projektligji për pagat shkaktoi një valë reagimesh dhe pakënaqësi të institucioneve të pavarura. Sindikata e Bashkuar e Arsimit thotë sërish se është e pakënaqur me koeficientet në të cilët janë ranguar punëtorët e arsimit. Zyrtari ligjor, Blendor Shatri, thotë se nuk janë të kënaqur as me faktin që koeficientët të caktohen në bazë të ligjit vjetor të buxhetit.
“Koeficintët që janë rangu mësimdhënësit e anëtarët tanë ne s’jemi të kënaqur dhe kemi dërguar propozimet e vërejtjet tona. Ne po ashtu s’jemi të kënaqur me formën pse vlera e koeficientët nuk është caktuar me këtë ligj, por është lënë që të caktohet në bazë të ligjit të buxhetit vjetor. Ne mund të kemi koeficient të lartë, por nuk e dimë sa do të jetë vlera e një poeni që nuk na lë të qartë se a do të ketë rritje apo ulje të pagave”, tha Shatri.
Zëvendësministri Dobra ndërkohë tha se mjekët megjithatë kanë shprehur kënaqësi me vlerat e koeficientit të paraparë në Projektligjin për paga. Por, për këtë kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, thotë se kanë gjetur një mori shkeljes në draftligjin e pagave, për të cilat thotë se nëse vazhdojnë si të tilla, atëherë ligji do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne me siguri që do të vazhdojmë komentet tona sepse do të bëhet edhe diskutim publik dhe sa i përket nivelit të koeficientit është Kuvendi që do ta caktojë në bazë të fuqisë politike, por ne kemi gjetur një mori shkeljesh kushtetuese dhe nëse ato do të vazhdojnë si të tilla, atëherë ne do të vazhdojmë deri në Gjykatën Kushtetuese, por do të shohim sa do të inkorporohen ato aneksa, por çka jemi koncentruar më shumë sesa koeficientit sa për parimin pagën të njëjtë për punë të njëjte dhe është e rëndësishme të mos ketë diskriminime sepse kemi parë që mjekët janë diskriminuar”, deklaroi Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve.
Pohimeve se Ligji mund të shkojë sërish në Gjkykatën Kushtetuese, e cila mund të marrë vendim si edhe në një rast të mëhershëm në kohën e Qeverisë Haradinaj, zëvendësministri Dobra dha një përgjigje jo shumë të qartë..
“Këto nuk vijnë nga vetë ministria. Çdo gjë që del nga institucione të tjera jashtë Qeverisë së Kosovës, nuk duhet të merret si e mirëqenë. Vetëm MPB mund të flasë për këto projektligje, apo qeveria dhe ZKM”, tha Dobra.
Ligji paraprak për pagat e shërbyesve civilë i cili ishte shfuqizuar, kishte vlerën monetare të koeficientit 239 euro për vitin e parë të zbatimit të këtij ligji.
Raporti i koeficienteve sipas këtij ligji, ishte një me dhjetë.
Ligji është shfuqizuar në vitin 2020 dhe që nga ajo kohë ka mbetur pezull, kryesisht për shkak të zhvillimeve politike që kanë përfshirë disa palë zgjedhje në vend.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










