Lajme
Prishtina edhe sot në testim të rrugëve
Prishtina do të jetë në testim edhe sot për shndërrimin e unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet, ka njoftuar komuna.
Testimi është bërë edhe gjatë ditës së djeshme, me ç’rast janë krijuar kolona të gjata.
“Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve”, ka njoftuar komuna.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
Të shtunën, më 23 prill dhe të dielën, më 24 prill, do ta testojmë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Do të funksionojnë, gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe:
– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës
– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit
– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales
– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.
Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve.
E-Diaspora
-
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX Deola Sejdiu nga Kosova përfundon kursin e HarvardX... -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











