Lajme
Presidentja Sommaruga i drejton popullit të Zvicrës një letër të hapur
"Numri i viktimave në Zvicër është në rritje. Kjo dhemb. Konfederata, kantonet dhe komunat punojnë ditë dhe natë drejt një zgjidhjeje. Por siç ndodh shpesh në vendin tonë, ajo ka nevojë për mbështetjen nga popullata"
Presidentja Federale, Simonetta Sommaruga i është drejtuar sot popullatës zvicerane me një letër të hapur në lidhje me krizën aktuale të koronavirusit, shkruan albinfo.ch
Në këtë letër ajo ajo përsërit thirrjen e saj urgjente drejtuar zviceranëve dhe qytetarëve të tjerë të vendit që të zbatojnë rregullat e përcaktuara të sjelljes, në mënyrë që të kontribuojnë në ngadalësimin e përhapjes së virusit të koronës.
“Jeta jonë ndryshoi brenda natës”, ka shkruar Presidentja Federale, transmeton alnbinfo.ch.
Të moshuarit dhe të sëmurët janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi. Shumë profesionistë po punojnë nga shtëpia. Në zyrë ose në rrugë, ne nuk bën të afrohemi më shumë se dy metra. Grupet prej më shumë se pesë personave, në hapësira publike, janë të ndaluara.
Përmbajtja këtyre rregullave është e rëndësishme. Sepse ato shpëtojnë jetë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të pajtohemi me to në mënyrë absolute. Kjo është mënyra e vetme për të shmangur infeksionin dhe për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Prandaj kjo është thelbësore tani. Nëse virusi përhapet shumë shpejt, njësitë e kujdesit intensiv në spitalet tona do të jenë të mbingarkuara. Pasojat mund të jenë shkatërruese. Tani çdo gjë na prek ne.
Numri i viktimave në Zvicër është në rritje. Kjo dhemb. Konfederata, kantonet dhe komunat punojnë ditë dhe natë drejt një zgjidhjeje. Por siç ndodh shpesh në vendin tonë, ajo ka nevojë për mbështetjen nga popullata.
Ne, të dashur bashkëqytetarë, e kemi në dorë. Prandaj, në emër të Këshillit Federal ju büëj thirrje: qëndroni në shtëpi nëse jeni më i vjetër se 65 vjeç ose i sëmurë. Qëndroni larg nga njerëzit e tjerë. Në këtë mënyrë ju ndihmoni veten. Dhe kështu ju ndihmoni edhe të tjerët, shkruan SOmmaruga në letrën e saj të hapur, transmeton albinfo.ch.
Dhe, më tutje ajo ka garantuar: Qeveria e shtetit do të kujdeset për kompanitë dhe vendet e punës. Më në fund, Sommaruga falënderon të gjithë ata që punojnë për të siguruar që kujdesi vazhdon të funksionojë.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













