Kosova
Presidentja Osmani: Shënimi i 14 prillit është një deklaratë e solidaritetit ndërnjerëzor me të mbijetuarat
“Shënimi i 14 prillit është më shumë se sa thirrje për drejtësi. Është një deklaratë e fortë e solidaritetit ndërnjerëzor me të mbijetuarit dhe të mbijetuarat"
Duke folur në kuadrin e shënimit të 14 prillit si ditë e përkujtimit të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovës., Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se 14 prilli i bashkon të gjithë për të shënuar këtë ditë.
Ajo ka thënë në këtë ditë të gjithë qytetarët reflektojnë mbi vuajtjet dhe shprehin solidaritetin me të gjithë ata që kanë përjetuar këtë tragjedi.
“Shënimi i 14 prillit është më shumë se sa thirrje për drejtësi. Është një deklaratë e fortë e solidaritetit ndërnjerëzor me të mbijetuarit dhe të mbijetuarat. Në këtë ditë ne ngrehim zërin për të gjitha viktimat e dhunës seksuale. Drejtësia nuk do të jetë e plotë derisa kriminelët nuk ballafaqohen me përgjegjësi për veprat e tyre”, ka thënë ajo.
Osmani ka thënë se duhet siguruar që historia e tyre të mos harrohet dhe të mos përsëritet kurrë.
Ajo ka thënë se guximi dhe forca e të mbijetuarve të dhunës seksuale është burim frymëzimi për të gjithë.
“Kurajo e tyre është dritare e shpresës për brezat e ardhshëm dhe shembull i mbijetesës i të gjithë atyre që vuajnë për shkak të krimeve makabre. Gjurmët e krimeve të dhunës seksuale të kryera nga ushtria serbe vazhdojnë të rendojnë ende jetën e qytetarëve të Kosovës. Gjatë luftës janë dhunuar mbi 20 mijë gra nga ushtria e policia serbe. Ato janë heroinat tona”, ka thënë ajo.
E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi, ka thënë se kjo ditë është me shumë emocione.
“Si sot, pothuajse në të njëjtën orë unë u mora nga shtëpia ime. Tmerri ndodhi, unë ju luta të më vrisnin por më thanë që kështu do të vuash më shumë. Unë jam krenare që jam para jush dhe mund të tregoj e çfarë ndodhi atë ditë”, ka thënë ajo.
Shyhrete Tahiri-Sylejmani, po ashtu e mbijetuar e dhunës seksuale, ka thënë se muaji prill i vitit 1999 ka ndryshuar rrënjësisht jetën e saj.
“Për shumë vjet kam ndier nevojën ta mbulojë në heshtje të vërteten e dhimbshme. Para se të trokasë në dyert e drejtësisë kam ndjer edhe unë frikën dhe paragjykimin e shoqërisë. Stigma dhe paragjykimet janë barriera të mëdha që pengojnë të mbijetuarit të flasin lirisht për nevojat e tyre”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











