Kosova
Presidentja Osmani propozon që Samiti i radhës Brdo-Brione të mbahet në Kosovë
Kosova nuk do të heqë kurrë dorë nga aspiratat e saj për anëtarësim në familjen e madhe evropiane, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në takimin e liderëve rajonalë në samitin Brdo Brione në Slloveni.
Kosova nuk do të heqë kurrë dorë nga aspiratat e saj për anëtarësim në familjen e madhe evropiane, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në takimin e liderëve rajonalë në samitin Brdo Brione në Slloveni.
Ajo ka theksuar se nuk mund të ketë Evropë të lirë e të bashkuar pa Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj, ndërkohë që shfaqi gatishmërinë për organizimin e takimit të radhës së liderëve rajonalë në Kosovë, në frymën e avancimit të bashkëpunimit dhe partneritetit të mëtejshëm, përcjell Albinfo.ch.
Në fjalimin e saj, presidentja Osmani ka bërë thirrje për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ndërkohë që kanë kaluar katër vjet nga konfirmimi nga ana e BE-së se janë përmbushur të gjitha kriteret.
Osmani mosheqjen e regjimit të vizave e ka quajtur të padrejtë dhe diskriminues, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të realizojë premtimin e dhënë gjatë udhëheqjes së Presidencës Çeke këtë vit.
Duke folur për agresionin rus në Ukrainë, Osmani akuzoi Serbinë për politika të dyfishta, duke pretenduar të jetë mike e Rusisë dhe Evropës, duke cituar ish-presidentin Bill Clinton në vitin 1999 për zhvillimet në rajon: “Të hezitosh në momente kur ballafaqohesh me një agresor është e barabartë me aktin e të lejuarit për të vrarë”.
Osmani theksoi se lufta ilegale e Rusisë në Ukrainë po ndikon edhe në sigurinë e energjisë dhe ushqimit, të cilat mund të shndërrohen në një nga sfidat më të mëdha globale të shekullit 21.
“Ndërsa ditët bëhen më të ftohta dhe dimri po afron, mundësia e sfidave serioze me sistemet tona energjetike po bëhet kërcënim gjithnjë e më i madh. Kriza energjetike evropiane është reale dhe si e tillë duhet të shërbejë si shtysë për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal. E njëjta gjë vlen edhe në rastin e sigurisë ushqimore. Garantimi i furnizimeve dhe sigurimi i rezervave të mjaftueshme ushqimore për muajt e ardhshëm mund të shndërrohet lehtësisht në një nga sfidat më të mëdha globale të shekullit 21”, ka thënë ajo./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













