Lajme
Presidentja Osmani për sulmin në Oslo: Qëndrojmë me popullin e Norvegjisë
Pas kryeministrit Kurti edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për sulmin të sotëm në Oslo, ku mbetën të vrarë dy persona dhe 14 të plagosur.
Presidentja Osmani ka thënë se ky është një sulm ndaj lirisë, pavarësisë e të drejtave të njeriut.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat, të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga të shtënat vdekjeprurëse në Oslo. Ky është një sulm i tmerrshëm ndaj lirisë, pavarësisë dhe të drejtave të njeriut. Ne qëndrojmë me popullin e Norvegjisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Our thoughts and prayers are with the victims, their loved ones and all those affected by the deadly shooting in Oslo. This is an appalling attack on freedom, liberty and human rights.
We stand with the people of Norway.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 25, 2022
Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe 14 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë, gjatë të shtënave të mbrëmshme në një klub nate në Oslo.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











