Kosova
Presidentja Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut, themel i Republikës së Kosovës
“Kushtetuta e Kaçanikut ishte shkëndija që mbajti gjallë shpresën dhe qëndresën, si dhe themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani permes një mesazhi të publikuar sot ka përkujtuar 35-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut.
Ajo me këtë rast është shprehur se më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës hodhën themelet mbi të cilat u ngrit Republika e Kosovës.
“Kushtetuta e Kaçanikut ishte shkëndija që mbajti gjallë shpresën dhe qëndresën, si dhe themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës”, ka thënë tutje Osmani.
Presidentja ka theksuar se ky akt historik ishte më shumë sesa një dokument juridik, ishte një betim kolektiv për lirinë e vendit. “Ky akt sublim ishte më shumë se një dokument juridik, ishte betim që Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në mesin e kombeve të tjera të lira”, është shprehur ajo.
Presidentja Osmani përfundoi mesazhin e saj me një homazh për guximin dhe vizionin e delegatëve të asaj kohe:
“Sot, përulemi me nderim para atyre që guxuan atëherë kur duhej të rrezikonin gjithçka dhe me krenari vazhdojmë rrugën që ata trasuan”, tha Osmani.
Kushtetuta e Kaçanikut u miratua më 7 shtator 1990 nga delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, si një hap historik drejt shpalljes së pavarësisë dhe rezistencës kundër regjimit të atëhershëm serb.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













