Kosova
Presidentja e Komisionit Evropian kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, para takimit të Samitit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut, ndërsa u shpreh se është shumë e rëndësishme që të dy vendet të kthehen në tryezën e dialogut.
“Marrëveshja e Ohrit është ajo që u arrit në muajt shkurt dhe mars janë bazat, themeli për pajtimin nëpërmjet dialogut të BE-së. Është shumë e rëndësishme që si Kosova, ashtu edhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre. E kjo është e vetmja mënyrë me anën e angazhimit, bashkëpunimit dhe vendi i duhur për këtë është dialogu i BE-së. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen, pasi Kosova e Serbia do të jenë pjesë e BE-së. Pra, pajtimi, bashkëpunimi e angazhimi tërësisht të domosdoshme dhe vendi për të bërë këtë është dialogu i BE-së”, ka deklaruar ajo.
Ndër të tjera, ajo ka thënë se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do ta bëjë Evropën më të madhe.
“Ne duam që partnerët tanë, ju fqinjët tanë të bëheni pjesë e jona që ta plotësojnë Bashkimin Evropian dhe është në interesin tonë, sepse në këtë formë BE-së do t’i jepet pesha e forca për të vepruar. Do ta bëjë Evropën më të madhe, më të guximshme”, shtoi tutje Von Der Leyen.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












