Lajme
Presidenti zviceran kritikohet për lëshimet ndaj SHBA-së
Guy Parmelin akuzohet se premtoi lehtësime për importet amerikane pa u konsultuar me Parlamentin.
Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, është përballur me kritika pasi gjatë vizitës së tij në Uashington bëri lëshime në favor të Shteteve të Bashkuara, pa arritur një marrëveshje më të favorshme për eksportet zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve, Parmelin kishte udhëtuar në SHBA me synimin për të negociuar kushte më të mira tregtare për eksportuesit zviceranë. Megjithatë, ai nuk arriti të sigurojë përfitime konkrete dhe, përkundrazi, premtoi në mënyrë të njëanshme uljen e barrierave për importin e barnave dhe automjeteve amerikane në Zvicër.
Këto lëshime kanë ngjallur reagime të forta në mesin e deputetëve zviceranë, të cilët e akuzojnë presidentin se mori angazhime ndaj administratës së presidentit amerikan Donald Trump pa u konsultuar paraprakisht me Parlamentin.
Deputeti Carlo Sommaruga e cilësoi këtë veprim si “një qasje mjaft autoritare”, ndërsa deputeti Damian Müller theksoi se “Zvicra nuk duhet të besojë se mund të blejë automatikisht vullnetin e mirë të Uashingtonit me lëshime të njëanshme”.
Kritikët kërkojnë që vendimet me ndikim në politikën tregtare të vendit të diskutohen dhe miratohen në mënyrë institucionale, përpara se të merren angazhime në arenën ndërkombëtare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












