Lajme
Presidenti francez kërcënon Kinën me tarifa
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka kërcënuar Kinën me tarifa nëse vendi nuk ndërmerr hapa për të zvogëluar suficitin e saj masiv tregtar me Bashkimin Evropian.
“U thashë atyre se nëse nuk reagojnë, ne evropianët do të detyrohemi të marrim masa të forta në muajt në vijim. Masa të tilla mund të modelohen sipas hapave të ndërmarrë nga SHBA, siç janë për shembull tarifat mbi produktet kineze”, deklaroi ai.
Sipas Les Echos, deficiti tregtar i BE-së me Kinën tejkaloi 300 miliardë euro në vitin 2024.
Macron, presidenti i vendit me ekonominë e dytë më të madhe të BE-së pas Gjermanisë, pranoi se ishte një sfidë të arrihej konsensus mbi çështjen e tarifave të Kinës në të gjithë bllokun, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, gjatë vizitës së tij në Kinë, ai deklaroi se BE-ja duhej të pranonte më shumë investime të drejtpërdrejta kineze si pjesë e përpjekjeve për të ulur deficitin tregtar.
“Nuk mund të importojmë gjithmonë, kompanitë kineze duhet të vijnë në Evropë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











