Kultura
Portretet e folkloristëve në syrin e fotografit Bujar Gashi
Ai deri tani ka fotografuar 27 këngëtarë të folklorit duke përfshirë kështu pothuajse gjithë territoret e Kosovës
Fotografi Bujar Gashi duke pasur në zemër fotografinë dhe duke qenë anëtar i familjes së bijve të Sefës kishte dëshirë që secilit këngëtar të muzikës folklorike fotografike ti realizonte një portret.
Dëshira e tij ka bërë që shumë këngëtarë të pozojnë para tij, ndihmuar edhe nga Ministria e Kulturës e Kosovës.
Bujar Gashi i vendosur për të realizuar dëshirën e tij dhe me ndihmën e babait të tij Imer Sefës dhe xhaxhait Ibrahim Sefës ka përpiluar një listë në kërkim të personazheve që do i fotografonte e që prapa kishin një bagazh të pasur muzikor.
Disa prej fotografive janë realizuar në Prishtinë ndërsa disa të tjera nëpër oda e hapësira të improvizuara në vendet ku jetonin këta këngëtar.
Bujar Gashi ka treguar për KultPlus se ai deri tani ka fotografuar 27 këngëtarë të folklorit duke përfshirë kështu pothuajse gjithë territoret e Kosovës.
“Sa nga ta kemi sot, sa prej tyre u dëgjohet akoma zëri, e sa nga ta s’do i shohim më kurrë? Çfarë ndjej unë kur ne humbim njerëz të tillë, kur shoh fotografitë që dikur janë bërë nga unë? Çfarë ndjej unë kur ne humbim njerëz të tillë, kur shoh fotografitë që u kam bërë, kur shoh që ne varrimin e tyre përdoret fotografia që dikur ju bëra unë? Padyshim që ndihem keq dhe momentet që kalova me ta do me mbesin çdo herë pjesë e kujtimeve të mia me të mira”, është shprehur ai për KultPlus, përcjell albinfo.ch.
Më poshtë mund të gjeni disa fotografi të realizuara nga Bujar Gashi ku mund të shihni këngëtarët e folklorit: Osman Sefa, Ibrahim Sefa, Hashim Shala dhe Zejnullah Bajrami.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë? Jo vetëm ata që kanë lindur me pasaportë austriake duhet të kryejnë shërbimin ushtarak. Nëse jeni...
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj