Lajme
Popullsia në Zvicër, e shqetësuar për ndikimin e digjitalizimit në kohezionin social
Sipas barometrit vjetor “Mobiliar Digital Barometer”, shumica e popullsisë zvicerane është e shqetësuar për ndikimin e digjitalizimit në kohezionin social. Studimi i publikuar nga SRF tregon se 2 në 3 zviceranë ndjejnë rrezik nga manipulimi dhe dezinformimi që vjen përmes rrjeteve sociale si Instagram, TikTok dhe X (ish-Twitter), transmeton albinfo.ch.
Rreziku i dezinformimit dhe ndarja sociale
Tetë nga dhjetë të anketuar e shohin dezinformimin si kërcënim të madh. Gjysma e pjesëmarrësve shprehin shqetësim për mungesën e ndërveprimit social dhe rritjen e polarizimit në shoqëri. Rrjetet sociale perceptohen më shumë si barrë se sa përfitim vetëm 31% i shohin ato si të dobishme.
Kërkesa për masa në shkolla
Për shkak të këtyre shqetësimeve, 80% e të anketuarve kërkojnë masa balancuese, si ndalimi i përdorimit të telefonave në shkolla dhe krijimi i hapësirave “offline” për fëmijët dhe të rinjtë.
Digjitalizimi sjell edhe mundësi
Megjithatë, digjitalizimi sjell edhe përfitime. 76% e të anketuarve e vlerësojnë pozitivisht administratën më moderne dhe transparente që e mundëson teknologjia. Po ashtu, 65% e shohin si të favorshëm aksesin e ri në arsim dhe mundësitë për angazhim lokal.
Aplikacionet dhe mirëqenia mendore
Rreth dy të tretat e pjesëmarrësve e konsiderojnë të dobishme përdorimin e aplikacioneve organizative, shëndetësore dhe ato për mësim apo mesazhe duke i lidhur me përmirësimin e mirëqenies mendore.
Lojërat elektronike: nga stigmatizim në vlerësim pozitiv
Befasisht, gati gjysma e të anketuarve kanë një qëndrim pozitiv ndaj lojërave elektronike, ndonëse ato më parë janë akuzuar si shkaktarë të dhunës. Sot, një e treta e të anketuarve luajnë çdo ditë, ndërsa gjysma e tyre thonë se lojërat ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e tyre.
Konkluzioni i ekspertit
Sipas redaktorit digjital të SRF, Reto Widmer: “Duket se çdo brez ka nevojë për një ‘fajtor teknologjik’. Në të kaluarën ishin lojërat, tani janë rrjetet sociale dhe këtë herë me më shumë arsye, për shkak të ndikimit të thellë social që kanë.”
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












