Lifestyle
“Politico”: Era Istrefi, në mesin e 28 yjeve të 2019-ës
Revista “Politico” ka publikuar listën e 28 personave që pritet të kenë ndikim në botë në vitin e ardhshëm, e në mesin e tyre është edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Era Istrefi, si ambasadore e Kosovës. “Era Istrefi po e vendos Kosovën në hartë botërore, edhe pse dikush nuk e do aty.
Pop këngëtarja 24-vjeçare nga Prishtina ka shijuar një rritje të shpejtë ndërkombëtare. Pasi një prej hiteve të para shqipe u bë hit global dhe i siguroi kontratën e parë me një label amerikan, ajo arriti të bashkëshkruajë dhe të performojë himnin e Kampionatit Botëror ‘Live It Up’, bashkë me yjet amerikane Nicky Jam dhe Will Smith”, shkruan “Politico”, përcjell albinfo.ch
Aty përshkruhet se si dhjetë vjet pasi Kosova ka shpallur pavarësinë, Kosova ka nxjerrë një gjeneratë të suksesshme në fushën e kulturës dhe sportit, ku përmenden edhe Rita Ora, Dua Lipa e Xherdan Shaqiri.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













