Lajme
Policia e Zvicrës ndalon ekstremistin e djathtë nga Austria
Janë regjistruar të dhënat personale të Sellnerit, aktivist i "Lëvizjes Identitare" ekstremiste dhe është lëshuar një urdhër dëbimi ndaj tij
Martin Sellner konsiderohet si një organizator me ndikim i “Lëvizjes Identitare” ekstremiste të krahut të djathtë, nga Austria. Ai ka udhëtuar drejt Zvicrës për një event, transmeton albinfo.ch. Por Policia Kantonale ndërhyri në Tegerfelden, duke ndaluar folësin e diskutueshëm dhe penguar paraqitjen e tij.
Siç ka konfirmuar policia kantonale e Aargaut për SRF, janë regjistruar të dhënat personale të Sellner-it dhe është lëshuar një urdhër dëbimi ndaj tij. Sipas një zëdhënëseje të policisë, pronari i lokalit i ka ndaluar të shtunën organizatorët që ta përdorin lokalin e tij. Ai më pas ka kontaktuar policinë kantonale.
Policia pastaj nga ana e saj më ka informuar organizatorët se, për të mbrojtur interesin publik, nuk do të tolerohej paraqitja e Sellner-it. Sipas zëdhënëses së policisë, në vendngjarje ka pasur edhe kundërshtarë politikë të Sellnerit. Situata në vendngjarje aktualisht është e qetë.
Afera për “takime sekrete” me AFD-në
Që më parë kishte pasur rezistencë kundër mbajtjes së ligjëratës së planifikuar nga ekstremisti austriak. Sipas gazetës NZZ, Policia Kantonale e Cyrihut kërkoi që Qeveria Federale të vendoste një ndalim hyrje për Sellnerin sepse fillimisht supozohej se ai do të shfaqej në kantonin e Cyrihut, përcjell albinfo.ch. Zyra Federale e Policisë, Fedpol është përgjegjëse për ndalimin e hyrjes. Sipas NZZ, nuk dihet nëse atij i është shqiptuar një ndalesë e tillë.
Në janar, në një takim të mbajtur në Potsdam të Gjermanisë Martin Sellner thuhet se ka propaganduar deportimin masiv të të huajve nga Gjermania. Këtë e ka bërë para anëtarëve të partive AfD dhe CDU. Ky takim u bë publik përmes punës së një rrjeti kërkimor.
E-Diaspora
-
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve Kryeministri vlerëson festivalin si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe turistike në vend... -
Sunny Hill nis me spektakël, mijëra vizitorë nga e gjithë bota në Prishtinë -
Gjermani
Gjermani: Shqiptari humb jetën në vendin e punës -
Katy Perry ngre flamurin e Kosovës në skenën e Sunny Hill, publiku shpërthen në ovacione -
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














