CH-Ballkani
Policia kroate i keqtrajton refugjatët
Si problematikë tjetër shihet edhe mosfinancimi i kampit nga BE-ja, me arsyen se Brukseli nuk dëshiron të financojë kampe refugjatësh në afërsi të kufijve të saj. Në Greqi ka rreth 50 mijë refugjatë, të cilët mund të vijnë në Bosnjë në rast se ky kamp financohet nga BE-ja.
Dëshmitarët okularë në një kamp refugjatësh në Bosnjë tregojnë se gjithmonë e më tepër persona tentojnë të shkojnë në BE pa dokumente të rregullta, shkruan “Euronews”. Por shumica e tyre dështojnë te kufiri kroat, të cilët kapen nga policia dhe dërgohen përsëri në Bihaç të Bosnjës.
Vullnetarja Ivana tregon për median evropiane se në kamp flenë “shumë refugjatë në hapësirë të vogël”. Kushtet janë të këqija, ndërsa ka refugjatë të cilët kanë lëndime në “kokë dhe duar”, përcjell albinfo.ch.
Si problematikë tjetër shihet edhe mosfinancimi i kampit nga BE-ja, me arsyen se Brukseli nuk dëshiron të financojë kampe refugjatësh në afërsi të kufijve të saj. Në Greqi ka rreth 50 mijë refugjatë, të cilët mund të vijnë në Bosnjë në rast se ky kamp financohet nga BE-ja.
Dhuna policore në kufi
Një refugjat tregon se në kufirin kroat është keqtrajtuar nga një polic. Edhe pse i kishte treguar se nuk ka bukë për të ngrënë, ai e kishte qëlluar me shkop në këmbë dhe ia kishte marrë paratë. Ky nuk është rast i vetëm, përcjell albinfo.ch. Mjeku boshnjak Senad Okaovic tregon për së paku 34 raste të tilla. Megjithatë, policia kroate ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
Vendet perëndimore i frikësohen një skenari të 2015-ës, ku rreth një milion refugjatë u dergjën për strehim në Perëndim.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













