Kosova

Policia jep detaje për atentatin në Leposaviq

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me tentimvrasjen e anëtarit të partisë së Nenad Rashiqit, Marko Jablanoviq, në Leposaviq.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur derisa ishte duke hyrë në një lokal në Leposaviq.

Jablanoviq ka deklaruar se ka vërejtur se afër tij ishte një person i maskuar me armë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar, por nuk kishte arritur të gjuante.

“Ankuesi ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal, kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi në Facebook ka thënë se në rast është i përfshirë edhe Milan Radoiçiq, i njohur si prijësi i sulmit në Banjskë.