E-Diaspora
Polakja e ther me kaçavidë ish të dashurin e saj kosovar
Një 39-vjeçare është paraqitur para Gjykatës themelore në Günzburg, për shkaktim të lëndimeve të rrezikshme trupore. Tani, ajo do të duhet të paguajë gjobë
Akuzat ndaj 39-vjeçares kanë qenë me pasoja për të. Gjatë një zënke me ish të dashurin kosovar në Burgau, ajo ia kishte shkaktuar një plagë me kaçavidë. Por, kjo nuk ka qenë e vetmja kundërvajtje e polakes së lindur e cila është dashur të përgjigjet para Gjykatës së Günzburgut. Edhe në prill të vitit 2016, në lokalin e ish ta dashurit të saj në Burgau kishte ndodhur një rast të cilin Prokuroria e vlerësoi si plaçkitje.
Atje, ajo e theu aparatin e lojërave të fatit me një karrige dhe i mori 1300 euro para të gatshme. Dëmi i përgjithshëm ka arritur në më tepër se 2800 euro.
Hetimet policore kishin filluar nga momenti që ish i dashuri i saj 57-vjeçar, e kishte denoncuar pasi me kaçavidë ia kishte shkaktuar një plagë pesë milimetërshe në krah.
Pas ndarjes së tyre, kosovari ishte zemëruar duke ia thyer mobilet në banesë dhe dukë i shkaktuar dëme të tjera materiale, shkruan “Augsburger Allgemeine”, përcjell Albinfo.ch.
Në momentin që gruaja deshi ta pengojë, gjatë zënkës ajo e lëndoi me kaçavidë. Në ndërkohë, në Gjykatën rajonale të Memmingenit është në rrjedhë e sipër një proces gjyqësor, me të cilin e pandehura i kërkon ish të dashurit tetë mijë euro dëmshpërblim për dëmtimin e gjësendeve në banesë.
Pasi 39-vjeçarja paraprakisht nuk kishte qenë e dënuar ndonjëherë, gjykatësja e dënoi me gjobë prej 200 euro, të cilat do të shkojnë në llogari të ndihmave me artikuj ushqimorë në Günzburg.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













