Lajme
Po punonte në një serë, humb jetën mërgimtari 20-vjeçar
I riu shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e të nxehtit të madh teksa punonte
Raportohet se një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali teksa punonte në një serë, njofton albinfo.ch.
Mediat italiane shkruajnë se se i riu shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e të nxehtit të madh teksa punonte, megjithatë pritet që autopsia të tregojë shkaqet e sakta të vdekjes.
Thuhet se i riu në ato momente ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe i ka thënë të atit se nuk ndjehet mirë dhe që i mbahet fryma. Ai ka dalë jashtë serës për t’u ajrosur, madje ka ndezur kondicionerin e makinës për t’u freskuar.
Dyshohet se i ndjeri ka pirë edhe ujë shumë të ftohtë, çka mund të ketë sjellë ndryshim të menjëhershëm të temperaturës që mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Ndërkohë që familjarët kanë shkuar pranë tij, pasi ishte vonuar, e kanë gjetur të vdekur. Policia ka nisur një hetim, ndërsa mësohet se i riu kishte pak ditë që ishte bashkuar me familjarët në Itali. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











