Lajme
Planifikohen procedura më të shpejta për azilkërkuesit
27 ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian kanë negociuar të enjten që të miratonin një reformë gjithëpërfshirëse të procedurave të azilit dhe menaxhimit të imigracionit, të përgatitur prej vitesh.
“Ka dritë në fund të tunelit”, tha një delegat nga negociatat ende në vazhdim pas gati 12 orësh diskutimi, shkruan DW.
Kryetarja suedeze e Këshillit, Maria Malmer Stenergard, kishte ndërprerë seancat tri herë dhe disa herë i kishte ndryshuar tekstet pas deklaratave të refuzimit nga delegacionet.
Megjithatë, vendet e mëdha anëtare të BE-së, si Gjermania dhe Italia, ishin në bord, por jo ato më të voglat. Vendimi u mor shumica e kualifikuar e shteteve anëtare që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së BE-së.
Polonia dhe Hungaria, të cilat ende nuk duan të respektojnë rregullat e përbashkëta të BE-së për migracionin, votuan kundër, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja lejon procedurat e azilit në kufijtë e jashtëm të Evropës për herë të parë, në mënyrë që njerëzit me pak mundësi për të qëndruar në BE të mos të hyjnë as në BE. Për këtë do të krijohen qendra azili pranë kufijve. Nga atje, emigrantët do të dëbohen drejtpërdrejt.
Ministri polak i Brendshëm, Mariusz Kaminski, për shembull, njoftoi se Polonia nuk do t’i paguajë kompensim një fondi të BE-së për azilkërkuesit që nuk pranohen. Ky kompensim, 20000 euro për azilkërkues, është i detyrueshëm sipas rregullave të reja të solidaritetit, nëse një vend nuk mirëpret aq azilkërkues sa duhet sipas popullsisë së tij, shkruan DW.
Ekspertja e migracionit, Helena Hahn, nga Qendra e Politikave Evropiane, dyshon se sistemi i ri do të funksionojë mirë:
“Ne pamë deri në fund që u ndesh me rezistencë nga disa shtete anëtare, përfshirë Poloninë. Ata thonë se këto kosto janë shumë të larta. Kjo është arsyeja pse mund të presim më shumë opozitë”, u shpreh ajo.
Pavarësisht kundërshtimit masiv ndaj “solidaritetit të detyrueshëm” me vendet shumë të ngarkuara të hyrjes së parë si Greqia, Italia, Qiproja dhe Malta, Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser beson se vendimi i marrë në Luksemburg është një vendim “historik” që nuk ishte i lehtë për askënd
Procedurat në kufijtë e jashtëm fillimisht do të zbatohen vetëm për migrantët nga vendet, shkalla e njohjes së të cilëve është nën 20% mesatarisht në BE; pra kërkesa e të cilëve është haptazi e pabazuar, sepse ata vijnë nga një vend relativisht i sigurt.
Kjo ka të bëjë, për shembull, për njerëz nga Turqia, India, Tunizia, Serbia apo Shqipëria. Procedurat duhet të zgjasin maksimumi dymbëdhjetë javë.
Shumica e refugjatëve – për shembull nga Siria, Afganistani apo Sudani – pritet të vazhdojnë të kenë të drejtën për një procedurë normale. Vitin e kaluar, rreth 966.000 kërkesa për azil u depozituan në BE, nga të cilat më shumë se një në katër – 252.000 – u bënë në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












