Lajme
Plagoset një polic në Skenderaj dhe një tjetër lëndohet
Mbrëmë rreth orës 23:55 në Skenderaj ka pasur përleshje me armë zjarri, ku janë sulmuar dy zyrtarë policorë njëri nga të cilët ka mbetur i plagosur në këmbë.
Lidhur me këtë Polica e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se të dy policët janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim.
“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.
Të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë. Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.
Ndryshe mediat raportojnë se në këtë ngjarje është përfshirë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku me disa familjarë të tij. Nuk dihet se kush nga personat e përfshirë në konflikt është prangosur.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










