Takimi

Pjesëmarrja qytetare,sa mund të jetë levë e fuqishme për ndryshimin?

Qëllimi i kësaj bisede të katërt, në kuadër të aktivitetit ‘TAKIMI’ ishte kryesisht të reflektohet rreth ndërlidhjes mes një demokracie cilësore dhe një qytetari të përmbushur në vendlindje. Sa ndikon njëra tek tjetra dhe nëse kjo ndërlidhje është shumë e ngushtë, cilët janë hapat e mekanizmat që duhen analizuar në mënyrë që njëra të ketë efekt pozitiv tek tjetra. Pyetja thelbësore e gjithë këtij diskutimi ishte: sa ndikon cilësia e një demokracie në mendimin e një qytetari, në lirinë e mendimit si dhe në zhvillimin e mirëfillt të një shoqerie?

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar në dekadën e fundit. Nëse shtrohet pyetja se a dëshironi të largoheni nga Kosova për të punuar në një shtet evropian, është krijuar përshtypja se çdo i dyti person e ka këtë dëshirë. Po flasim për një shtet me mbi gjysmën e popullsisë në moshë të re, por që rangohet lartë në listë sa i përket dëshirës për ta braktisur vendin. Vetëm në dhjetor të vitit 2021, ambasada gjermane në Prishtinë ka pranuar rreth 57 mijë aplikime për viza pune në Gjermani. Krahas fuqisë punëtore, nga shteti më i ri në Ballkan, po ikën edhe truri; po ikin mjekët, infermierët, inxhinerët dhe profesionistët tjerë. Ne importojmë gjithçka, por trurin dhe rininë po e eksportojmë duke e shndërruar ikjen e trurit në një fenomen shqetësues.

albinfo.ch – Projekti TAKIMI

Përhapjes së këtij fenomeni po i kontribuon edhe krijimi i një lloj sistemi paralel që po e fuqizon dhe mundëson ikjen e atyre që duan të largohen: ambasadat (sidomos ajo gjermane) po ofrojnë termine për viza pune, derisa kurset e gjuhës gjermane viteve të fundit janë përhapur me të madhe gjithandej vendit.
Ky realitet u  trajtua në bisedën e tretë të aktivitetit ‘TAKIMI’, me ekspertë e studiues të fushave të ndryshme. Nën organizim të shoqatës ‘Albinfo.ch’, u eksploruanë arsyet për të cila njerëzit duan të ikin nga Kosova. Sipas një artikulli të publikuar në ‘albinfo.ch’, Kosova renditet e trembëdhjeta me 46% të pjesëmarrësve që shprehin dëshirën për t’u larguar. Arsyet shpesh herë janë punësimi, pagat, sistemi shëndetësor, standardi i jetës, shkollimi etj. Përtej motivit ekonomik, ka shumë faktorë e arsye të tjera që e ushqejnë dëshirën për të ikur. Nga ana tjetër, ka edhe shumë arsye që i bëjnë njerëzit të qëndrojnë në Kosovë.

Qëllimi i kësaj bisede të katërt në kuadër të aktivitetit ‘TAKIMI’ ishte  kryesisht të reflektohet rreth ndërlidhjes mes një demokracie cilësore dhe një qytetari të përmbushur në vendlindje. Sa ndikon njëra tek tjetra dhe nëse kjo ndërlidhje është shumë e ngushtë, cilët janë hapat e mekanizmat që duhen analizuar në mënyrë që njëra të ketë efekt pozitiv tek tjetra.

Në këtë bisedë u reflektua mbi kufizimet e të rinjve ambiciozë, me perspektivë ekonomike e intelektuale, të cilët ndjejnë se nuk mund të zhvillohen brenda këtij vendi. U sfidua çështa e kufirit, jo fizik por metaforik: deri ku shtrihet ky kufi i lirisë dhe ku fillon ndjesia se në Kosovë je i/e kufizuar.
Sa shpesh rinia kosovare përballet me ndjesinë se nuk mund të shkojë përtej këtij kufiri: shembull, një muzikant kur arrin kulmin artistik para audiencës së vetë, a sfidohet nga dëshira për tu duartrokitur nga një publik më i gjerë?
Përderisa dëshira për migrim mund të jetë ushqyer nga shumë faktorë, në këtë bisedë panelistet shkuan përtej kësaj duke analizuar rolin e demokracisë së brishtë në zhvillimin apo jo të një qytetari brenda vetes.
Nëse nuk ke besim në modelin demokratik, që përgjithësisht etiketohet si jo i fortë dhe i korruptuar, a ndihesh i kufizuar? Pyetje të tilla u  shtruanë në bisedën e përbërë nga studiues të fushave të ndryshme, përfshirë publicistikën, artin, sociologjinë, antropologjinë etj.
Pyetja thelbësore e gjithë këtij diskutimi ishte: sa ndikon cilësia e një demokracie në mendimin e një qytetari, në lirinë e mendimit apo në si dhe në zhvillimin e mirëfillt të një shoqerie ?


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI