Lajme

Pizza Hut thyen rekordin botëror të Guinness për “Picën më të madhe”

Pizza Hut tani është pronarja krenare e titullit të Librit të Rekordeve Botërore Guinness për “Picën më të madhe në botë”, e cila u përgatit më 18 janar që shtrihej në rreth 14,000 metra katrorë në Los Anxhelos, përcjell albinfo.ch.

Duke përdorur 13,653 paund brumë, 4,948 paund salcë, më shumë se 8,800 paund djathë dhe gati 630,496 pepperoni, pica u përgatit plotësisht sipër dhe u gatua në copa në Qendrën e Konventave në Los Angeles.

Me recetën e “The Big New Yorker”, kjo picë u dhurua për bamirësi. Sipas David Graves, president i Pizza Hut, nga përgatitja e kësaj pice gjigante u krijuan 68,000 copë pica më të vogla.

 

https://people.com/food/pizza-hut-breaks-guinness-world-record-for-biggest-ever-pie/