Lajme
Pini ujë me fara chia për t’u dobësuar
Farat chia janë të pasura me antioksidantë dhe mikroushqyes që na ndihmojnë të parandalojmë plakjen e parakohshme të lëkurës dhe mbajtjen e saj të fortë dhe elastike, përcjell albinfo.ch.
Keni provuar ndonjëherë ujë chia me limon? Përveçse freskuese, është një pije që pastron organizmin, e pasur me antioksidantë dhe që mundëson humbjen në peshë.
Farat e chia-s përdoren rëndom sot në dietat ushqimore. Mund t’i gjeni në çdo dyqan bimësh medicinale, por edhe në supermarketet e ndryshme, të paketuara.
Farat e chia-s ndihmojnë më shumë nga ç’mund ta mendoni. Kanë një shije të çuditshme arre, elemente të rëndësishme ushqyese dhe përbëjnë një plotës të shkëlqyer natyral, sidomos kur i përzien me lëng limoni. Po si përgatitet ky ujë? Do t’ju a shpjegojmë më poshtë.
Pini çdo ditë ujë farash chia dhe limon
Farat e chia-s i përdorin në sallata, me kos, me lëngje frutash, por edhe në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe bukës. Kanë një shije mjaft të këndshme, siç e thamë, por gjëja më interesante pa dyshim është se janë shumë të dobishme.
Farat e chia-s janë një burim kalciumi 5 herë më shumë se qumështi. Janë më të pasura me antioksidantë se boronicat. Përmbajnë sasi hekuri 3 herë më të lartë se spinaqi. Përmbajnë më shumë fibra se tërshëra. Farat e chia-s përbëhen nga një sasi e lartë proteinash, motivi përse konsiderohen si një ushqim tepër i rekomanduar për vegjetarianët.
Ju rekomandojmë të konsumoni esëll ujë farash chia me limon, një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të marrë një sasi të madhe ushqyesish dhe që nga ana tjetër, favorizon rënien në peshë.
Të shohim tani pse bashkimi i këtyre dy elementeve ushqimore rezulton kaq i dobishëm.
Ngop dhe rregullon urinë
E dini tashmë se sa e rëndësishme është ta nisësh ditën me një mëngjes të bollshëm. Në rastin tonë, nëse përveç të ushqyerit mirë kërkojmë edhe të biem në peshë, do të ishte shumë e dobishme të konsumojmë esëll ujë farash chia me limon.
Ky ujë të ngop dhe të mundëson, bashkë me vaktin e mëngjesit të ekuilibruar dhe të shumëllojtë, të mos kesh uri deri në vaktin e drekës, pa qenë nevoja të hash gjëra të tjera në mes vakteve.
Hidraton dhe ushqen organizmin
Farat e chia-s janë të pasura me proteina dhe limoni është një burim natyral antioksidantësh dhe vitaminës C. Së bashku veprojnë si një mekanizëm i shkëlqyer që çliron energji, ushqen dhe perveç këtyre edhe hidraton.
Një hidratim korrekt i organizmit mundëson, p.sh., shmangien e rasteve të dhimbjes së kokës dhe ndihmon mirëfunksionimin e shumicës së organeve.
Parandalon plakjen e parakohshme
Konsumimi rregullisht i ujit të farave të chia-s me limon ndihmon në luftën kundër atakut të radikaleve të lira dhe na mbron nga ndotja, nga tymi dhe nga rrezatimi diellor.
Falë antioksidantëve dhe mikroushqyesve të farave të chia-s, lëkura jonë fiton fortësi dhe elasticitet, duke luftuar plakjen e parakohshme e shkaktuar, nganjëherë, nga lodhja ose nga kequshqyerja.
Përmirëson tretjen
Si limoni, si farat e chia-s favorizojnë tretjen korrekte të ushqimeve, si edhe thithjen optimale të lëndës ushqyese nga zorrët. Në këtë mënyrë, të gjitha vitaminat dhe mineralet arrijnë në gjak me lehtësi dhe në mënyrë të shëndetëshme.
Ndihmon rënien në peshë
Si limoni, si farat e chia-s janë një burim i pasur fibrash dhe antioksidantësh që ndihmojnë në proceset e mëposhtme:
Pastrojnë organizmin. Ndihmojnë në eliminimin e shtresave dhjamore të akumuluara në organizëm. Veprojnë si diuretik dhe luftojnë kapsllëkun. Kur farat e chia-s bien në kontakt me ujin, krijojnë një shtresë hipokalorike, ose kur arrijnë në stomak, shtojnë në vëllim, ngopin dhe stimulojnë tretjen dhe pastrimin e organizmit.
Si përgatitet uji me fara chia me limon
Përbërësit:
1 lugë kafeje fara chia (5 gr)
1 gotë e ½ ujë (300 ml)
1 limon
1 lugë gjelle mjaltë (25 gr)
Përgatitja:
Pikësëpari hidhen farat e chia-s në ujë dhe lihen të zbuten. Pastaj mjalti dhe në fund limoni. Përgatitet që në darkë. Pihet esëll.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












