Lajme
Pilotët e avionëve të vegjël lirohen nga detyrimi për të komunikuar anglisht
Pilotët e avionëve pa motor të cilët aterrojnë në ndonjërin nga aeroportet regjionale të Zvicrës, do të lirohen nga detyrimi për të komunikuar në gjuhën angleze
Pilotët që e kanë fluturimin hobi po dhe pilotët në përgjithësi, tash e tutje në hapësirën ajrore të Zvicrës do të mund të komunikojnë përmes radiolidhjeve të tyre edhe në gjuhët vendore, shkruan srf.ch. Këtë vendim e ka marrë Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës në seancën e mbajtur sot.
Me këtë vendim, pilotët e avionëve pa motor të cilët aterrojnë në ndonjërin nga aeroportet regjionale të Zvicrës, do të lirohen nga detyrimi për të komunikuar në gjuhën angleze.
Nga qershori i këtij viti, në Zvicër pati hyrë në fuqi detyrimi i komunikimit në gjuhën angleze për të gjithë pilotët, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, sipas shumicës së deputetëve në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës një detyrim i tillë ishte i tepruar dhe u shkaktonte probleme pilotëve amatorë.
Veç kësaj, në këtë sektor ka edhe ashtu përjashtime. Kështu, në Lugano, për shembull, për shkak të afërsisë me Italinë, hobi-pilotët komunikojnë edhe italisht mes vete.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














