Lajme
Pilotët bien në gjumë derisa ishin duke drejtuar aeroplanin me pasagjerë
Pilotët bien në gjumë derisa aeroplani ishte duke fluturuar në 12,000 metra lartësi
E rrallë, por ngjarje e vertetë. Derisa një aeroplan ishte duke fluturuar, dy pilotët drejtues ishin zhytur në gjumë. Në vend që të nisnin zbritjen në Addis Ababa, dy pilotë të Ethiopian Airlines flinin të qetë në kabinë. Vetëm kur më në fund ra një alarm dhe i zgjoi, ata u ulën avionin, shkruan albinfo.ch.
Kjo është një ngjarje shumë e pazakontë dhe po bënë bujë në gjitha mediat e botës.
Ngjarja ka ndodhur më 15 gusht, siç shkruan “Daily Mail”, duke cituar një revistë tregtare. Boeing 737 i Fluturimit ET 343 ishte nisur nga Khartoum dhe ishte mbi Addis Abeba, por në vend që të përgatitej për afrimin në aeroport dhe të zbriste, avioni thjesht vazhdoi të fluturonte.
Stafi i kontrollit të trafikut ajror hetoi sjelljen e pilotit të çuditshme dhe u përpoq disa herë t’i tërhiqte vëmendjen, por nuk mundi ta kontaktonte atë ose bashkë-pilotin me radio.
Arsyeja thuhet se të dy i kishte zënë gjumi në kabinën e aeroplanit dhe u zgjuan vetëm kur autopiloti fiket pasi kaloi pikën e zakonshme të lavamanit dhe një alarm i fortë u dëgjua në kabinë.
Më pas pilotët e ulën avionin në mënyrë të sigurt në pistë, pasi e hetuan se kishin kaluar cakun e tyre. /Albinfo.ch
Deeply concerning incident at Africa’s largest airline — Ethiopian Airlines Boeing 737 #ET343 was still at cruising altitude of 37,000ft by the time it reached destination Addis Ababa
Why hadn’t it started to descend for landing? Both pilots were asleep. https://t.co/cPPMsVHIJD pic.twitter.com/RpnxsdtRBf
— Alex Macheras (@AlexInAir) August 18, 2022
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme Dëmi ekonomik i shkaktuar vetëm nga aksidentet rrugore në Austrinë e Epërme arrin në pothuajse 1.6...
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?