Muzikë
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj
Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, një nga emrat më premtues të muzikës klasike shqiptare, ka shkëlqyer si soliste në koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, duke interpretuar Koncertin nr. 1 për piano dhe orkestër të kompozitorit të madh Ludwig van Beethoven, transmeton albinfo.ch.
Koncerti u mbajt në Sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë, nën dirigjimin e maestros Facundo Agudin, dhe u mirëprit nga publiku, i cili e vlerësoi interpretimin e pianistes me duartrokitje të gjata.
Fituese e mbi 40 çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Nikol Tuka është diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe aktualisht vazhdon studimet master në Gjermani. Ajo është vlerësuar për muzikalitetin, virtuozitetin dhe interpretimet e saj artistike, duke ndërtuar një karrierë të suksesshme si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Interpretimi i saj me Orkestrën Simfonike të RTSH-së përbën një tjetër sukses në rrugëtimin artistik të pianistes shqiptare, e cila vazhdon të afirmohet si një nga talentet më të spikatura të brezit të ri në skenën e muzikës klasike./Albinfo.ch
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












