Lajme
Vaksinat Pfizer/BioNtech mbërrijnë në aeroportet italiane
Në aeroportet italiane mbërrijnë 469.500 doza reja të vaksinës së Pfizer BioNtech që është dhe kuota javore që shtëpia farmaceutike do sjellë në Itali deri në furnizimin e plotë me 26.9 milionë vaksinave anti-Covid.
Komisari për emergjencën shëndetësore, Domrnico Arcuri, informon se deri më sot në Itali janë vaksinuar 8361 persona, baras me 86% të 9.750 dozave të para të mbërritura tre ditë më parë, më 27 dhjetor.
Vaksinat e mbërritura sot në aeroportet italiane do të shpërndahen me furgonë me aparaturat speciale frigoriferike në 203 qendrat e vaksinimit në gjithë territorin kombëtar.
Çdo flakon vaksine antiCovid e Pfizer/Biotech përmban 6 doza, ndërsa çdo dozë për çdo person është baras me 0.3 mililitër vaksinë.
Autoritetet italiane informojnë se shumë shpejt do të jetë publik një raport online me numrin e personave që çdo ditë do të vaksinohen në Itali.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














