Lajme
Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Rreth pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, këto raste kishin ndodhur në Gjilan, Ferizaj, Podujevë, Fushë-Kosovë dhe Rahovec.
Rast më i veçantë ishte në Podujevë ku burri kishte ushtruar dhunë ndaj gruas, ku pas kontrollit të shtëpisë janë konfiskuar dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metali.
Të gjitha rastet e dhunës në familje të raportuara në polici:
Gjilan 02.12.2012 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ferizaj 03.12.2022 – 20:30 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi pas një mosmarrëveshje kishte tentuar të sulmojë viktimën femër kosovare. E njëjta pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Podujevë 02.12.2022 – 18:55. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metali. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 03.12.2022, 19:16. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar, një femër kosovare dhe një mashkull kosovar, janë përleshur mes vete dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rahovec 03.12.2022 – 01:00. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












