Lajme
Pesë masa kyçe për të trajtuar ndotjen nga plastika
Qeveritë nga e gjithë bota kanë rënë dakord të hartojnë një marrëveshje globale deri në fund të vitit 2024 për t'i dhënë fund ndotjes nga plastika
A mendoni se duhet të kemi një traktat global në lidhje me ndotjen nga plastika? Apo është më mirë t’u lihet vendimi vendeve individuale? Këto ishin pyetjet në anketën e kryer nga Ipsos në bashkëpunim me Plastic Free Foundation dhe WWF.
Qeveritë nga e gjithë bota kanë rënë dakord të hartojnë një marrëveshje globale deri në fund të vitit 2024 për t’i dhënë fund ndotjes plastike. Siç tregojnë të dhënat e anketës në fjalë, shumica e konsumatorëve të anketuar besojnë se është e rëndësishme të krijohen rregulla të tilla.
Në të 34 vendet e anketuara, një mesatare globale prej 70 për qind e qytetarëve janë në mbështetje të krijimit të rregullave globale për qeveritë për t’i dhënë fund ndotjes nga plastika.
Peruja dhe Indonezia ishin vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve që tregojnë mbështetje për krijimin e rregulloreve, secila me 81 për qind nga popullsia dërrmuese. Ato u pasuan nga disa vende kryesisht të Amerikës Latine dhe evropiane.
Nga ana tjetër, ndër shtetet e anketuara që kishin pjesën më të ulët të mbështetjes së përgjithshme ishin Kina (59 për qind), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (58 për qind) dhe Japonia (48 për qind).
Në rastin e Japonisë, kjo është kryesisht për shkak të faktit se 41 për qind e të anketuarve të vendit zgjodhën se ata ‘Nuk e dinë’ nëse një traktat duhet të krijojë rregulla globale, në vend që të mos pajtohen rreptësisht.
Sondazhi zbuloi se konsumatorët e shohin të rëndësishme që traktati të përfshijë masat kryesore të mëposhtme:
1. Të ndalojë plastikën e panevojshme për një përdorim.
2. Të ndalojnë llojet e plastikës që nuk mund të riciklohen lehtësisht.
3. Të prezantojë rregulla që kërkojnë nga prodhuesit dhe shitësit me pakicë të veprojnë me përgjegjësi duke reduktuar, ripërdorur dhe ricikluar ambalazhet plastike.
4. Të zbatohen rregulloret globale që kërkojnë që të gjitha produktet e reja plastike të përmbajnë plastikë të ricikluar
5. Të sigurohet që etiketat të aplikohen në produktet plastike që tregojnë se si t’i renditin ato për ripërdorim, riciklim ose asgjësim.
Realizimi i sondazhit
Në sondazhin e organizuar të 34 vendeve të ndryshme të botës i realizuar nga Ipsos në platformën e saj në internet Global Advisor kanë marrë pjesë gjithsej 23,029 të rritur të moshës 18-74 vjeç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Republikë të Irlandës, Izrael, Malajzi, Afrikë të Jugut dhe Türkiye, 20-74 në Tajlandë, 21-74 në Indonezi dhe Singapor, dhe 16-74 në 24 tregje të tjera nga 26 gushti deri më 9 shtator 2022.
Pesëdhjetë për qind e mostrës së Afrikës së Jugut u mblodh midis 30 shtatorit dhe 7 tetorit 2022./trtbalkan
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














