Lajme
Përshkallëzohen grevat në Francë, Qeveria paralajmëron ndërhyrje me forcë
Përpjekjet për zgjidhjen e krizës janë në vazhdim, por gjasat që ajo të arrihet shpejtë janë të vogla.
Me vendin që është ende i mbërthyer nga grevat, qeveria franceze ka deklaruar se mund të ndërhyjë me forcë për të hequr bllokadat e vendosura nga punëtorët.
Greva për pagat, që ka hyrë në javën e tretë, ka çuar në mbylljen e 30 për qind të pikave të karburantit në shkallë vendi.
Një prej sindikatave refuzoi një ofertë për bisedime dhe tani Ministria e Financave deklaron se autoritetet mund të ndërhyjnë.
“Mendoj se së pari ne duhet t’u japim një shans negociatave. Negociatave në mirëbesim dhe të cilat nuk mund të zvarriten sepse qytetarët tanë janë të dëshpëruar dhe presin një zgjidhje të shpejtë, të cilën ne duhet t’ua japim. Ndaj, ose nisim negociatat dhe gjejmë me shpejtësi zgjidhjen, ose ne do të përdorim mjete të tjera në dispozicion”, tha Bruno Le Maire, ministër i Financave në Francë.
Sindikatat po kërkojnë një rritje prej 10 për qind të pagave, me argumentin se gjiganti i energjisë në Francë, “Total”, ka përjetuar një rritje të fitimeve.
Edhe nëse arrihet, qeveria thotë se do të duhen 2 javë që situata në stacionet e karburanteve të kthehet në normalitet/euronews
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













