Kosova
Përsëri diskriminim, energjia elektrike më lirë në veri se në pjesën tjetër të Kosovës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se pagesa paushall për energjinë elektrike që është vendosur për qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri është diskriminuese për pjesën tjetër të qytetarëve të Kosovës.
Mesatarisht në Kosovë një konsumator shtëpiak paguan 50 euro në muaj, ndërsa në veri do të paguhet 21 euro e 60 centë.
Në kompaninë “Elektrosever” nuk dhanë sqarime se si është përllogaritur dhe përcaktuar shuma prej rreth 21.6 eurosh në faturat e shpenzuesve të rrymës në veri.
E në pjesën tjetër të vendit, sipas një njoftimi të KESCO-s, nga dhjetori i shkuar fatura mesatare për konsumatorë shtëpiakë e kap vlerën mesatare prej 50 eurosh në muaj.
Dallimi në fatura për qytetarë të një shteti, sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përbën diskriminim në baza etnike.
“Ky është vazhdim i diskriminimit në baza etnike. Është diskriminim, sepse qytetarët jashtë komunave veriore paguajnë deri në 300 euro për rrymën që shpenzojnë, ndërsa ata në veri shpenzojnë pa kontroll dhe të paguajnë vetëm 21 euro e 60 centë në muaj është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Institucionet nuk e kanë treguar as vullnetin më të vogël që të krijojnë njëfarë barazie midis qytetarëve që janë pagues të rregullt dhe atyre që nuk paguajnë fare rrymë”, ka thënë Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Këtë javë “Elektrosever” njoftoi se ka nisur shpërndarjen e faturave për muajin shkurt, por qytetarë të shumtë në disa lagje të Mitrovicës së Veriut thanë se ende nuk i kanë pranuar ato. Shpërndarja e faturave nuk u pohua as nga vetë punonjësit e “Elektroseverit”. “Nuk e di për besë”, ka thënë një nga ta.
Ani se thanë që nuk i morën faturat, qytetarët serbë theksuan që do të paguajnë për rrymën e shpenzuar.
“Kur të vijë fatura, do ta paguaj. Nuk e di sa është vlera, nuk kam lidhje. As paushalli nuk e di sa është”, ka theksuar një qytetar.
“Elektrosever” ka nisur faturimin me rrymë që nga janari, porse për këtë muaj nuk është bërë shpërndarja e faturave.
Për 20 mijë konsumatorët që KEDS-i ka konfirmuar se i ka veriu, shuma totale e faturave të janarit, me paushallin prej 21 eurosh e 60 centësh, do të ishte 432 mijë euro.
Mbi përgjegjësitë e mbulimit të kësaj kostoje, përgjigje në pyetjet e KOHËS nuk dhanë as nga KEDS-i e as nga KOSTT-i./Koha.net
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare












